Rritet numri i mesuesve ndihmës për nxënës me aftësi të veçanta…

Rritet numri i mesuesve ndihmës për nxënës me aftësi të veçanta…

Nxënësit me aftësi të veçanta tashmë nuk do të jenë më vetëm, pasi përkrah tyre do te kenë edhe mësuesit ndihmës, të cilët do ti ndihmojnë ata në nevo

Ariu troket në shtëpitë e fshatit…
Nga Marin Mema “Jemi një vend i mrekullueshëm, me mundësi të pafundme, por qe nuk po dimë t’i përdorim siç duhet”.
Detyrat e shtëpisë, çfarë i revolton nxënësit apo prindërit?

Nxënësit me aftësi të veçanta tashmë nuk do të jenë më vetëm, pasi përkrah tyre do te kenë edhe mësuesit ndihmës, të cilët do ti ndihmojnë ata në nevojat e tyre të përditshme dhe për të ecur me ritmin e shokëve të tyre të klasës.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka shtuar numrin e mësuesve ndihmës në sistemin arsimor në vend, duke e çuar numrin e tyre nga 310 në 700 mësues.

“Mësuesit ndihmës nuk janë mësues individual në një dhomë, por janë nxënës në klasa normale ku janë edhe nxënësit e tjerë. Por, nëse për nxënësit e tjerë nuk është e nevojshme prania e një mësuesi ndihmës, për këta fëmijë me nevoja të veçanta do të jetë e nevojshme edhe asistenca e një mësuesi ndihmës, që do të bëjë  mundur të përfshijë programin individual të fëmijës me nevoja të veçanta me programin që ndjek gjithë klasa. Këtë vit shkollor që u mbyll kishim 310 mësues ndihmës, ndërsa në vitin e ri shkollor 2018-2019 numri i mësuesve ndihmës shkon në 700”, theksoi ministrja Nikolla.

Mësuesit ndihmës do të akordohen në shërbim të fëmijëve me aftësi ndryshe në momentin që kjo do të jetë e nevojshme për ta, në mënyrë që këta fëmijë të ruajnë ritmin në ndjekjen e programeve mësimore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0