Rreth 2000 fëmijë emigrantë janë ndarë nga familjarët e tyre gjatë 6 javëve të fundit

Rreth 2000 fëmijë emigrantë janë ndarë nga familjarët e tyre gjatë 6 javëve të fundit

Kjo çështje po shkakton një ‘stuhi politike’ në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions përmendi

Urgjencë/ Policia i heq patentën për shpejtësi. Video
Golem/ Fshati nuk pastrohet nga mbeturinat
Të gjithë, të gjithë, zgjohen, hanë, pinë, flenë, mbushin skedina, shohin Realin dhe bëjnë dashuri. Dashuri me vdekjen..

Kjo çështje po shkakton një ‘stuhi politike’ në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions përmendi edhe Biblën javën e kaluar, për të mbrojtur qasjen zero tolerancë

Rreth 2000 fëmijë emigrantë janë ndarë nga familjarët e tyre gjatë 6 javëve të fundit, në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës.

Kjo ka ardhur pas një urdhri të Donald Trump për të ndaluar të gjithë ata që kalojnë, apo kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke bërë që të humbin kujdestarinë nga fëmijët e tyre.

Kjo çështje po shkakton një ‘stuhi politike’ në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions përmendi edhe Biblën javën e kaluar, për të mbrojtur qasjen zero tolerancë.

Kjo do të thotë se të gjithë ata emigrantë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, tashmë ndiqen penalisht, ndryshe nga legjislacioni i mëparshëm, që parashikonte vetëm një gjobë për ata që futeshin ilegalisht për herë të parë.

Pra, të gjithë të rriturit që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohen dhe dërgohen në paraburgim, ndërsa fëmijët e tyre klasifikohen si të mitur të pashoqëruar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0