Rregullat dhe procedurat e reja për dhënien e ndihmës sociale, ja kush përfiton

Rregullat dhe procedurat e reja për dhënien e ndihmës sociale, ja kush përfiton

Të mërkurën e kaluar në mbledhjen e radhës Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj që ndryshon rregullat dhe procedurat për dhënien e ndihmë

Kush jeton më shumë vajzat apo djemtë? Ja çfarë tregojnë statistikat
NXËNËSVE U KËRKOHEN TË DHËNAT E PRINDËRVE NË SHKOLLA
Librat e shkollës, më të shtrenjta. Çmimet, 2-35 për qind më të larta

Të mërkurën e kaluar në mbledhjen e radhës Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj që ndryshon rregullat dhe procedurat për dhënien e ndihmës sociale. Me të, synohet të amendohet ligji nr.9355, i miratuar më 10 mars 2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, që ishte inicuar nga një tjetër qeveri socialiste.

Me anë të këtij akti, synohet përcaktimi i rregullave për përfitimin e asistencës sociale të subjekteve përfituese, mekanizmave dhe autoriteteve përgjegjëse, që garantojnë ushtrimin, respektimin dhe garantimin e kësaj të drejte, si dhe marrëdhënieve të financimit e të ofrimit e përfitimit të asistencës sociale. Projektligji ka për qëllim të përcaktojë ndihmën ekonomike dhe përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar për individët dhe familjet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive e të mundësive personale, ruajtjen e integritetit dhe përfshirjen shoqërore për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore; të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët e familjet si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre.

Po ashtu, ka si qëllim të garantojë asistencë sociale nëpërmjet ndihmës së menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura, si dhe mirorganizimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për ofrimin dhe administrimin e asistencës sociale.

Fusha e zbatimit

Ligji parashikohet të zbatohet për individët, familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuar dhe nënat me foshnja të porsalindura në Republikën e Shqipërisë, për ofrimin dhe garantimin e asistencës sociale, me përjashtim të kufizimeve të përcaktuara në këtë ligj.

Asistenca sociale

Asistenca sociale përfshin, por nuk kufizohet në ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar, ndihmën e menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura dhe përfitime të tjera, që garantohen nga ky ligj.

Përfituese të ndihmës ekonomike

Sipas projektligjit, përfituesit e ndihmës ekonomike janë familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme; jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre; viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Përfituese të pagesës së aftësisë së kufizuar

Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha; personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë; personat me aftësi të kufizuar, të deklaruar të tillë me vendim të Komisionit Shumë disiplinor të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar; personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas statusit të invalidit të punës.

Bonusi i bebes

Veç këtyre, përfitues të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi i bebes) për foshnjën e porsalindur do të jenë prindi/prindërit e fëmijës. Masa dhe procedura e dhënies së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për foshnjat e porsalindura përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndihmësi personal

Personat me aftësi të kufizuar, të cilët, me vendim të komisioneve të vlerësimit, të parashikuar nga ky ligj, përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe një ndihmës personal me pagesë.

Subjektet jopërfituese

Nga ky ligj nuk përfitojnë shtetasit shqiptarë, që banojnë jashtë vendit si emigrantë; azilkërkuesit, të cilët nuk kanë marrë statusin e azilantit, dhe refugjatët, të cilët nuk kanë marrë statusin e refugjatit; shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave, në përputhje me ligjin për të huajt.

Po kështu, nuk mund të përfitojnë shtetasit shqiptarë, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave, për përfitim të ndihmës ekonomike dhe pagesës së aftësisë së kufizuar; personat, që, me vendim të formës së prerë të gjykatës, vuajnë dënimin me heqje lirie, dhe personat, që trajtohen me mjekim të detyruar, me vendim gjykate, në institucione mjekësore të posaçme, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor dhe personat, që trajtohen në institucionet e përkujdesjes rezidenciale publike, të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit, për masën e ndihmës ekonomike apo pagesën për aftësinë e kufizuar.

Asistenca

Asistenca sociale përfshin, por nuk kufizohet në ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar, ndihmën e menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura dhe përfitime të tjera, që garantohen nga ky ligj

Ndryshimi

Me këtë nismë ligjore, synohet të amendohet ligji nr.9355, i miratuar më 10 mars 2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, inicuar nga një tjetër qeveri socialiste, Ekzekutivi i drejtuar nga Fatos Nano

Subjektet përfituese të ndihmës ekonomike

Përfituesit e ndihmës ekonomike janë:

Familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme;
Jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre;
Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore

Subjektet përfituese të pagesës së aftësisë së kufizuar

Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë:

Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha;
Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
Personat me aftësi të kufizuar, të deklaruar të tillë me vendim të Komisionit Shumëdisiplinor të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar;
Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas statusit të invalidit të punës.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0