Rrëfimi i qytetarit që mposhti koronavirusin: Kam pasur dhimbje të…

Rrëfimi i qytetarit që mposhti koronavirusin: Kam pasur dhimbje të…

Në një intervistë për informim.al R.H. flet për gjendjen e tij shëndetësore, pas shërimit nga koronavirusi. Gjithashtu, më tej tregon se si është r

“Më mirë burg në Itali se i papunë në Shqipëri”, shqiptari çudit mediat italiane
LUGINA E KATIT TË FUNDIT … : ATY KU SHKON NË PUNË ME TELEFERIK
Zuckerberg refuzon të dëshmojë përpara ligjvënësve të 7 shteteve…

Në një intervistë për informim.al R.H. flet për gjendjen e tij shëndetësore, pas shërimit nga koronavirusi.

Gjithashtu, më tej tregon se si është rrjedha e sëmundjes, si ndjehet tashmë që është shëruar dhe çfarë i sugjeruan mjekët në luftën kundër Covid-19.

Pjesë nga intervista:

1- Ju falenderoj shumë që po flisni për Informim.al dhe fillimisht dëshiroj të ju pyes si jeni me shëndet?

Faleminderit juve, dhe është e rëndësishme që njerëzit të informohen sa më mirë për këto ngjarjesh dhe sëmundjesh. Unë tani gëzoj shëndet të mirë fizikisht, normalisht që do të përpiqem të bëj kontrolle edhe në vazhdim.

2- Ma shpjegoni pak për publikun se si e përjetuat kur të thanë se je pozitiv me koronavirus? Cilat ishin ndjesitë, shenjat?

Normalisht meqënëse kisha disa kohë që kisha temperaturë dhe dhimbje trupi e pafuqi, kështu që më kishte shkuar mendja se mund ta kisha edhe virusin e famshëm. Vetëm se nuk isha në atë gjendje ekstreme sa të kisha nevojë për shtrim në spital. Kështu kur doktor Laerti më njoftoi përfundimet e vizitës së tij dhe të kontrolleve që bëra, pak a shumë ai më kishte përgatitur psikologjikisht dhe nuk pata ndonjë reagim të veçantë. Shenjat ishin të një sëmundje të zakonshme, për aq sa mund të kuptoja unë vetë, porse prandaj ne kemi nevojë për këshillën e nevojën e mjekut të aftësuar e profesionist. Falë Zotit një mik dhe shok i afërt imi, mjek ai vetë (dhe ai së bashku me bashkëshorten e vet e kaluan koronavirusin dhe e njihnin mirë si sëmundje, pavarësisht se ky vetë është mjek zemre) u njoftua nga bashkëshortja ime dhe ai këmbënguli që të shkoja në urgjencë dhe qëllova me doktor Laertin, të cilin gjej rastin ta falënderoj publikisht për korrektësinë, profesionalizmin dhe komunikimin e qetë dhe të kthjellët që unë pata me të.

3- Ju mendoni se kjo është pasojë e shqetësimeve që kishit apo është një simptomë mjekësore apo një kombinim i të dyjave?

Falë Zotit kam ndoshta më shumë se 10 vite që nuk zej krevatin nga ndonjë sëmundje e rëndë. Kur më filluan shenjat e pafuqisë, e veçanta ishte se në mbrëmje më rëndohej gjendja. Me pak kujdes gjatë ditës fillimisht në ditët e para kam qenë në lëvizje dhe në punë, pra nuk po e kuptoja realisht se çfarë kisha.

4- Si mendon që e more virusin?

Me punën që bëj kam kontakte të vazhdueshme me njerëz, dhe virusi nuk aktivizohet kur e merr, sipas asaj që kam lexuar aktivizohet ditë më pas. Një ditë që kam qenë në lëvizje ka qenë shumë e nxehtë, dhe ndoshta i nxehti e ka aktivizuar… por nuk mund të them me siguri, se kur apo ku!

5- Çfarë ju kanë rekomanduar mjekët?

Doktor Laerti pas përshkrimit të recetës së ilaçeve me azitromicinë 500 (antibiotik) dhe një lloj holluesi gjaku, e multivitamina më këshilloi ushqimin e mirë me bazë proteina, pra mish, vezë, fruta e lëngje. Ai më këshilloi që ta kaloja në shtëpi, se ishte e mundshme një gjë e tillë dhe kjo ka qenë një lehtësim i madh shpirtëror për mua, sepse për fat jam edhe kryefamiljar, e shumë gjëra do të na çrregulloheshin. Më pas kam pas konsultën e përditshme me dr. B.Sh., i cili më këshillonte edhe për izolimin dhe më këshilloi ajrimin e mirë të dhomës ku do të rrija. Edhe ai më këshilloi konkretisht se çfarë duhet të ushqehesha. Pas këshillave të dy mjekëve bashkëshortja ime me shumë rreptësi i zbatonte ato, duke bërë kontrolle çdo një orë e gjysmë të temperaturës dhe të oksigjenimit në gjak me pajisje të posaçme. Po ashtu u njoftua edhe mjeku i familjes, pra i kryem të gjitha ato që mund të bënim, ndërmorëm shkaqet për të pasur një kurim sa më të mirë në kushte shtëpie. Normat e izolimit social i zbatova ashtu si më këshilloi dr. Benardi, i cili për ditë më pyeste për gjendjen dhe se çfarë po bëja. Zëri dhe këshilla e përditshme e mjekut ka qenë për mua një suport i mirë psikologjik, si dhe qetësia që më dha Zoti në këto ditë ka qenë themelore për mua.

6- A patët frikë ?

Nuk kam pasur për asnjë moment. Kuptohet se nuk kam qenë në një gjendje normale, por nuk kam pasur frikë dhe nuk jam ndjerë keq.

7- Si ndjehet një person që e ka patur këtë virus dhe e shikon se me çfarë është përballur?

Tani që e kalova dhe ndihem shumë mirë jam optimist. Por ajo që do të thoja është që të mos i dorëzohesh sëmundjes. Sëmundja kërkon kohën e vet për t’u shëruar, pra edhe mua më dha Zoti durim, prisja vetëm që të më kalonte.

8- Si mendon kërcënimi është më shumë mediatik apo real?

Rreziku është real. Unë nuk jam mjek, por sëmundja pa hyrë shumë në detaje shkakton pasoja të tjera anësore, të cilat unë vetë nuk i vuajta shumë.
Problemi më i madh është sasia e informacionit jashtëzakonisht e madhe që qarkullon dhe në disa raste kontradiktore. Pamjet dhe fotot të ashquajtura spektakolare me të cilat mediat duan të tërheqin vëmendjen e publikut dhe të jenë të parët në informacion e kanë hutuar publikun e thjeshtë, që nuk është në gjendje të dallojë informacionin që i nevojitet. Mungesa e një organizimi më të mirë shtetëror e dëmton imazhin e punës së mjekëve, ndërkohë që kjo me një strategji të mirë komunikimi dhe me mbajtjen e evidencave të sakta, si dhe përpunimin e duhur të tyre do të kishim seriozitet dhe besueshmëri. Ka pasur mungesë transparence dhe administrata ka reaguar dobët. Unë vetë i kam njoftuar organet përkatëse mjekësore dhe deri tani nuk kam marrë një telefonatë, nga ISHP, e cila të paktën duhej të më kontaktonte, dhe kjo nuk është e pamundur, sepse unë tashmë i kam kryer të gjitha kontrollet e para paraprake, kështu që gjendja ime dihej, vetëm se statistikat e rregullta bëjnë ndryshimin e sistemit tonë mjekësor me atë me vendet e tjera. Nuk na mungojnë burimet njerëzore mjekë etj. Duhet vetëm organizim, sepse sëmundja kërkon informacionin e duhur që ta ketë mjeku në dispozicion. Këtë e tregon historia e mëhershme e epidemive.

Ju faleminderit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0