Rrëfimi i nje qytetari se si përmes mbështetjes dhe ndihmës ligjore fitoi të drejtën e tij.

Rrëfimi i nje qytetari se si përmes mbështetjes dhe ndihmës ligjore fitoi të drejtën e tij.

28-vjecari nga Elbasani,i cili falë përpjekjeve të përbashkëta me qendrën ligjore falas pranë organizatës Levizja Rinore Egjiptiane dhe Rome ia doli t

Elbasan: Rritet çmimi i bukës
Elbasan, shtëpi për qentë e rrugës
Elbasan: Banorët të frikësuar, stina e nxehtë shton rrezikun ndaj zjarreve

28-vjecari nga Elbasani,i cili falë përpjekjeve të përbashkëta me qendrën ligjore falas pranë organizatës Levizja Rinore Egjiptiane dhe Rome ia doli të përfitonte pagesën e paaftësisë(Kempin).

Vështirësitë socio-ekonomike për M.Q. datojnë prej 18 vitesh , duke nisur nga vdekja e mamasë deri tek semundja e tij. Kushtet e vështira ekonomike e detyruan para 13 vitesh të emigronte drejt shtetit helen, ku atje do pësonte një aksident , i cili do ti vështirësonte edhe më shumë jetesën.

Aktualisht jeton me gjyshen dhe pagesa e saj prej 10.000 nuk i mjaftojnë për tu ushqyer e aq më pak për medikamente,ndaj ai iu drejtua institucioneve përgjegjese për të përfituar pagesën e paaftësisë.

Burokracitë në instirucionet spitalore për fat të keq nuk i dhanë të drejten qe i takonte. Sorrollatje pa fund , deri në momentin ku iu drejtua qendrës ligjore falas në Elbasan në organizatën Lrer , ku nëpërmjet këshillimit, orientimit dhe mbikqyrjes së përfaqësuesve të kësaj qendre iu dha e drejta e kempit.

Sot M.Q. përfiton kempin bashkiak dhe iu bën thirrje të gjithë individëve të cilët kanë probleme të tilla tu drejtohen kësaj qendre falas.

https://www.facebook.com/1468693893397918/videos/594681557633682/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0