Rrajcë: Rezervuari i ndotur, nevojë emergjente për ndërhyrje

Rezervuari i Rrajcës  i cili dikur ka shërbyer për vaditjen e tokave bujqësore , ndërsa sot në vend që ti shërbente turizmit zonës aty pranë, fatk

Këshilli i Evropës: Shqipëria të regjistrojë minoritetet
Zjarri në fabrikën e riciklimit Tiranë
Arsimi ynë është themeli i asaj që jemi.

Imazh i ngjashëm

Rezervuari i Rrajcës  i cili dikur ka shërbyer për vaditjen e tokave bujqësore , ndërsa sot në vend që ti shërbente turizmit zonës aty pranë, fatkeqësisht konstatojnë një ndotje të këtij burimi . Banorët të pandergjegjshëm dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetet e tyre aty pranë mbetjet e prodhuara i hedhin në ujë . Në shtratin e rezervuarit të ha syri mbetje të ndryshme , që nga qeset që duan vite të asgjesohen , por edhe materiale të ndryshme . Të pyetur për këtë fakt  specialistja e mjedisit  në bashkinë e Prrenjasit, Majlinda Vreto thotë se bllokimi i  buxhetit të bashkise Prrenjas nga e majta, ka bërë që Pushteti Lokal të mos ketë fonde për të ndërhyrë . Kujtojmë se rezervuari  shtrihet përkrah rrugës nacionale Prrenjas-Qafë Thanë . Një bukuri e tillë e dëmtuar me dashje  gjendet jo më larg se 3 km larg qytetit të Prrenjasit . Nga ana tjetër edhe vetë banorët nuk pranojnë të prononcohen, për këtë të keqe që i  kanë bërë natyrës , por edhe vetes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0