Romët, të palodhurit që na ”mbrojnë” nga dielli

Një kamping romësh është ngritur prej dy muajsh në hyrje të plazhit të Velipojës dhe pjestarët e tij janë duke punuar për thurjen e çadrave të cilat  

Fakulteti i Drejtësisë Tiranë diskriminon studentët …
Portali qeveritar on-line E-albania \Të varfërit nuk mund ta aksesojnë
“ Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur!”, shprehet me lot në sy …

Një kamping romësh është ngritur prej dy muajsh në hyrje të plazhit të Velipojës dhe pjestarët e tij janë duke punuar për thurjen e çadrave të cilat  i  bëjnë me kashtë duke i transformuar në çadra dielli për plazhet private.
Çadrat janë të përbëra nga skelete metalike të cilat vishen me kashtë, e cila sigurohet nga moçalishtet e Beratit ku ato gjenden me shumicë apo në Levan të Fierit.

Për të përfunduar një çadër si proces punë nevojiten 2 orë. Një prej pjesëtarëve të këtij komuniteti jep më shumë detaje lidhur më këtë zanat, i cili na tregon se puna për të zgjat vetëm 2 muaj dhe gjatë 60 ditëve ai bashkë pjesatërt e tjerë të familjes realizojnë 200 deri në 250 cadra.

Punojnë që të gjithë, burra, gra, fëmijë, ndërsa zanati trashëgohet nga më të vjetrit tek me të rinjtë.Ka të paktën 13 vite që pjesëtarët e këtij komuniteti zhvendosen në Velipojë pak muaj para nisjes të sezonit turistik për të realizuar punimet e cadrave nga fitesa e së cilave ato mbajnë familjet.

Ndërkohë pasi puna e tyre përfundon me çadrat ata i drejtohen qëndrës së plazhit duke tregtuar aty si shitës ambulant.

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0