Romët e Selitës​/ E gëzofshim të gjithë bashkë Unazën e Madhe të Tiranës, por me ne çdo bëhet ?!!!

Romët e Selitës​/ E gëzofshim të gjithë bashkë Unazën e Madhe të Tiranës, por me ne çdo bëhet ?!!!

Nertila Muharremi, një nga anëtaret e familjeve rome, të cilëve iu prishën shtëpiat nga ndërtimi i Unazës së Re, i është drejtuar Kryeministrit me një

“Metalurgjiku”, Elbasani shpall emergjencen mjedisore
Armët e mia janë më të mëdha! Trump bën kërcënim të habitshëm për Kim Jong-Un në Twitter. Trump mburret me madhësinë e arsenalit të tij atomik dhe se është shumë më ‘fuqishëm’ sesa Koreja e Veriut.
Djali dhe vajza i përzënë nga shtëpia, fjalët dhe lutjet e çiftit korçar të thyejnë zemrën

Nertila Muharremi, një nga anëtaret e familjeve rome, të cilëve iu prishën shtëpiat nga ndërtimi i Unazës së Re, i është drejtuar Kryeministrit me një letër të hapur në rrjetet sociale. Ajo uron dhe kërkon zgjidhje për fëmijët e saj, në lidhje me strehimin. Më poshtë lexoni statusin e plotë: 

Z. Kryeministër! 

Jam një ndër 50 familjet rome të Selitës që iu prish banesa si pasojë e zbatimit të këtij projekti. Investuam më shumë se 20 vite në banesat tona, i përfshimë në proçes legalizimi që në 2005 dhe si përfundim ato u prishën në 2015. 

Duke qenë se banesat tona nuk u legalizuan në kohë, nuk përfituam kompensim, por po trajtohemi nga MZHU me 3 vjet qira deri në mars 2018. 

Kjo zgjidhje është  e përkohshme.

Çështja jonë e strehimit kërkon një zgjidhje të qëndrueshme dhe  afatgjatë, duke mundësuar sistemim në banesa që të jenë në përdorim të përhershëm tonin.

Z. Kryeministër!

Unë vlerësoj se nuk  është e drejtë që pas 25 vitesh investime në shtëpitë që na u prishën, të përfundojmë në banesa me qira. 

Lutemi për vëmendjen tuaj dhe të Bashkisë Tiranë mbi këtë çështje. 

Faleminderit,

COMMENTS

WORDPRESS: 0