Rindërtimi në institucionet arsimore në Durrës me ritme të ngadalta

Rindërtimi në institucionet arsimore në Durrës me ritme të ngadalta

Proçesi i Rindërtimit në Bashkinë e Durrësit pas tërmetit të 26 Nëntorit, po ecën me ritme jo të shpejta, siç ishte premtuar nga qeveria Rama. Durrësi

QENDRA SHËNDETËSORE U NDËRTUA POR NUK FUNKSIONON
Konviktet e studenteve në Elbasan në gjendje të mjerueshme…
Edhe më i vogli mes nesh mund të jetë hero i madh. Krimbat që hanë qeset plastike

Proçesi i Rindërtimit në Bashkinë e Durrësit pas tërmetit të 26 Nëntorit, po ecën me ritme jo të shpejta, siç ishte premtuar nga qeveria Rama. Durrësi ishte qyteti që pati goditjen më të madhe për shkak të afërsisë gjeografike me epiqendrën e tërmetit. Përvec mungesës së hapave konkretë për Rindërtim, ende nuk ka përfunduar edhe proçesi i vlerësimit, pavarësisht premtimeve të  qeverisë, që ky proçes do të mbyllej brenda vitit 2020.

Në lidhje më Institucionet arsimore, Bashkia Durrës jep informacione mbi ecurinë e këtij proçesit të Rindërtimit, si përgjigje e një kërkese për të drejtën e informimit.

Numri total i objeketeve të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor është 7723 ku 5887 prej tyre janë banesa private, 850 pallate, 382 biznese dhe 89 prej tyre institucione e shkolla.

Kryeministri Rama në muajin Mars u zotua se i gjithë procesi i rindërtimit do të përfundonte brenda vitit 2020, por si pasojë e pandemisë COVID-19 i ka shtyrë planet për Rindërtim në një kohë të pacaktuara.

Sot pasi kanë kaluar 8-të muaj n ga tërmeti I datës 26 Nëntor, sipas informacioneve të vëna në dispozicion nga Bashkia Durrës, Institucione arsimore për Rindërtim janë 27 objekte; 19 objekte janë për Rindërtim dhe 8-të për Rikonstruksion.

Nga 19 objektet për Rindërtim për 13 prej tyre është vendour prishja, ndërsa për  6-të prej tyre vazhdon proçedura ligjore për marrjen e vendimeve  dhe prishjen e tyre.

Përfitues nga proçesi i rindërtimit  janë gjithsej 8852 nxënës dhe 417 fëmijë në çerdhe e kopshte. Aktualisht për këto objekte ka filluar puna vetëm për 10-të prej tyre, nga të cilët 5-së në qytet dhe 5-së shkolla në  Njësitë administrative Ishëm dhe Sukth.

Për 8-të institucionet arsimore që janë për rikonstruktim  ka filluar puna në 4 prej tyre, për të cilat janë lidhur marrëveshje me UNDP në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja për shkollat. Gjithësej përfitues në Bashkinë Durrës në të gjitha institucionet arsimore janë 13 118 fëmijë në total.

Sipas tabelave të vëna në dispozicion nga Bashkia Durrës  vëmë re se në objektet arsimore për Rindërtim janë edhe 3 Gjimnaze dhe një Shkollë e Mesme e Bashkuar, ku nuk kanë filluar ende punimet për asnjërin prej këtyre institucioneve. Duhet theksuar se këto gjimnaze kanë numër më të madh nxënësish, krahasuar me institucionet, Shkolla 9-të vjeçare, të cilët nuk po përfitojnë ende nga ky proçes. Përkatësisht Gimnazi “Gjergj Kastrioti” me 628 nxënës, Gjimnazi “Naim Frashëri” me 846 nxënës dhe Gjimnazi “Olsi Lasko”, Shkozet me 775 nxënës dhe Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ismet Nanushi” me 705 nxënës dhe 80 fëmijë.

Pra në 9-të prej  këtyre institucioneve ka filluar proçesi i Rikonstruktimit dhe Rindërtimit, 1 është në përfundim proçedurash për të filluar, 2 janë në hartim projekti, në  2 të tjera ka përfunduar projekti dhe për 13-të prej tyre nuk është bërë ende asgjë. Në këto 13 institucione janë gjithësej 6 475 nxënës.

Për sa I përket nivelit të dëmtimit të shkalles Ds1, Ds2, Ds3, të cilat rikonstruktohen janë gjithsej 5 129 objekte (banesa, institucione arsimore dhe pallate) vlerave  e të cilave varion:

Për nivelin e dëmit Ds1- 100 000 lekë, Ds2- 250 000 lekë dhe  Ds3- 500 000 lekë.

Ndërsa për objektet e dëmtuara te shkalles Ds4 dhe Ds5, për të cilat duhet Rindërtim janë gjithsej 1 244 objekte, ku sipas ekspertizes së Institutit të ndërtimit rekomandohet shembja e     1 157 prej tyre.

Në lidhje me ambjentet e përbashkëta (shkallë, fasada) është  sakorduar fondi prej: 1.080.690.743 lekë për riparimin e tyre. Për riparimin  e këtyre ambjenteve do të ketë projekte të cilat do të tenderohen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0