Rikthehen vezët toksike në Europë

Rikthehen vezët toksike në Europë

Rikthehet çështja e vezëve toksike në Evropë. Dhe substancë përgjegjëse duket se është gjithnjë e njëjta, insekticidi Fipronil, përdorimi i të cilit n

Juventus në finalen e Cardiff-it, “Zonja e Vjetër” thyen lehtë Monaco-n.
52 vit luftë për të jetuar, për tu shkolluar dhe për t`ja dalë mbanë me dinjitet.
Qytetarët të pakujdesshëm në përdorimin e bombola

Rikthehet çështja e vezëve toksike në Evropë. Dhe substancë përgjegjëse duket se është gjithnjë e njëjta, insekticidi Fipronil, përdorimi i të cilit në BE është i ndaluar. Të martën, Gjermania ka tërhequr nga tregu 73 mijë vezë që mbërrinin nga një pulari biologjikë në Holandë.

Nga analizat e kryera mbi vezët, rezultoi se kishte më tepër sasi Fipronil sesa limiti i lejuar në nivel evropian, por shumë më pak sa për të rezultuar të rrezikshme për njeriun. Ndërkohë që autoritetet e sigurisë ushqimore në Holandë, në pularinë në fjalë deklarojnë se nuk është përdorur Firponil.

Gjithsesi ato nuk përjashtojnë faktin se duke qenë pulari biologjike, pra që pulat janë të lira të lëvizin, mund të jenë infektuar në një zonë ku ka pasur ende mbetje të insekticidit të përdorur një vit më parë. Në vitin 2017 çështja Firponil nisi nga Belgjika dhe Gjermania e akuzoi se Evropa nuk u lajmërua në kohë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0