Rikthehen tarifat për “Rrugën e Kombit”/ Zbardhen çmimet

Rikthehen tarifat për “Rrugën e Kombit”/ Zbardhen çmimet

Të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun e Kukësit do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim në “Rrugën e Kombit”. Ndërsa

Shkolla Qendër Komunitare/ Pjesëmarrja e prindërve në aktivitetet socio-kulturore mundëson gjithpërfshirjen.
“Aty ku varfëria hyn edhe nga dritaret”!
22 Tetor Dita Kombëtare e Aktivizmit

Të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun e Kukësit do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim në “Rrugën e Kombit”.

Ndërsa përdoruesit e qarkut të Kukësit do të parablejnë përmes ‘Telepass’, në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime në muaj me këtë tarifë të reduktuar, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Reduktimi i tarifës do të aplikohet edhe për linjat e transportit publik, që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit.

Kategoria e tretë përfituese e tarifave të lehtësuara është ajo e përdoruesve të shpeshtë të rrugës, ku përfshihen qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët e përdorin aksin rrugor në mënyrë të vazhdueshme.

Parimi i vendosur është ai i reduktimit të tarifës në varësi të numrit të udhëtimeve. Sa më shumë të udhëtosh, aq më shumë përfiton nga ulja. Fatura për politikat lehtësuese do t’i kaloje buxhetit të shtetit, i cili për 30 vite do t’i paguajë koncesionarit 48.5 milionë euro.
Tarifa në Rrugën e Kombit do të rinisë në 17 shtator dhe për frekuentuesit e shpeshtë do të ketë ulje nga 10% deri në 40% në varësi të numrit të kalimeve në një muaj.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje-ardhje. Kjo pagesë u kundërshtua nga banorët të cilët u ngritën në protesta.

Zbritje për përdoruesit e shpeshtë

1.Nga 10 deri në 30 kalime në muaj,
përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 10%.
2.Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj,
përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 20%.
3.Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj,
përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 30%.
4. Mbi 60 kalime në muaj,
përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 40%.

COMMENTS

WORDPRESS: 0