Rënie globale në financimin e arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuara

  Në të gjthë botën , miliona fëmijë me aftësi të kufizuara i kanë të humbura mundësitë  për tu arsimuar, sepse nuk ka para të mjaftueshme

Mënyrat e gabuara për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzuesit
Jack Ma/ Arma më e fortë e njerëzimit ndaj robotëve është “Ndjenja e dashurisë”
Fituesi i Eurovizionit i përkiste marinës izraelite …

 

Në të gjthë botën , miliona fëmijë me aftësi të kufizuara i kanë të humbura mundësitë  për tu arsimuar, sepse nuk ka para të mjaftueshme  për nevojat e tyre. Të paktën gjysma e 65 milionë fëmijëve në botë  me aftësi të kufizuara  të moshës shkollore nuk janë në shkollat ​​fillore apo në arsimin e mesëm të ulët, dhe shumica e fëmijëve të vegjël që kanë  vonesa zhvillimore dhe me aftësi të kufizuara nuk po përfitojnë nga arsimimi në fëmijërinë e hershme.

Fëmijët me aftësi të kufizuara janë më të margjinalizuar, të përjashtuar, dhe të harruar në lidhje me grupin, kur është fjala për arsimim dhe mundësi në jetë, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Raporti: Situata e Financimit të Arsimit për Aftësinë e Kufizuar , nxjerr në pah çështjen e financimit si pengesë për  suksesin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, të cilat synojnë të sigurojnë arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë deri në vitin 2030. Hulumtimet të paraqitura  nga Shoqëria Ndërkombëtare e  Aftësisë së Kufizuar  dhe Dritë  për Botën, e mbështetur nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur, i bën thirrje qeverive dhe donatorëve që të ndërmarrin urgjentisht veprime  , si dhe rekomandon arsim gjithëpërfshirës si qasjen më të mirë për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Duke i përjashtuar dhe i veçuar nxënësit nga arsimi i përgjithshëm  për shkak të aftësisë së kufizuar, racës, gjuhës, fesë, gjinisë, apo varfërisë përbën diskriminim. Pavarësisht evidencave të përfitimeve të rëndësishme të arsimit gjithëpërfshirës, ​​i cili duhet të fillojë në nivelin parashkollor dhe të shtrihet në  ​​të gjitha nivelet e arsimit, por shumica e qeverive dhe donatorëve të jashtëm nuk kanë fonde të mjaftueshme për këtë çështje.

Shpesh, akordimet e vogla janë bërë për arsimin special, ose për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe grupet e tjera të fëmijëve të përjashtuar janë harruar plotësisht. Raporti nxjerr në pah një dështim të vazhdueshëm në  investimin  e reformës së sistemit të gjerë.

Ndërhyrjet në fëmijërinë e hershme për ata fëmijë nën tre vjeç dhe arsimi gjithëpërfshirës parashkollor mund ti mbajë fëmijët e vegjël me aftësi të kufizuar jashtë institucioneve,  zvogëlonë boshllëqet në zhvillim, si dhe  shmang kostot e larta të arsimit të vecuar dhe të ndërhyrjeve të specializuara më vonë  në jetë. Arsimi gjithëpërfshirës parashkollor gjithashtu çon në fillimin në kohë të arsimit fillor, si dhe redukton në mënyrë drastike pengesat ndaj mësimit dhe pjesëmarrjes.

Pavarësisht të dhënave tek ato që punojnë në arsim me fëmijët me aftësi të kufizuara, dhe grupe të tjera të ndara tradicionalisht nga arsimi i përgjithshëm, investimet e qeverisë në mbarë botën mbeten të pamjaftueshme për të mbështetur kërkimin shkencor, ekspertizën, apo trajnimin e nevojshëm të mësuesve  për lehtësimin e arsimit gjithëpërfshirës.

Raporti tregon se edhe në mesin e agjencive kryesore botërore të donatorëve në arsim,  në vende si Japonia dhe Holanda, situata është shumë larg objektivave të përcaktuara në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Raporti identifikon disa arsye për hendekun midis angazhimeve në letër dhe programeve në terren, duke përfshirë mungesën e përkushtimit të stafit ,  mungesë të transparencës në fondet e arsimit vecanërisht  për arsimin gjithëpërfshirës, ​​si dhe mungesa e një qasje gjithëpërfshirëse në arsim për aftësinë e kufizuar.

Rënia globale në financimin e arsimit është një problem i madh dhe rrezikon më tej arsimimin për fëmijët me aftësi të kufizuara. Një tjetër shqetësim i madh identifikuar në raport është financimi i brendshëm, i cili perceptohet si burim më i rëndësishëm i financimit të arsimit. Shumë qeverinë mënyrë të gabuar besojnë se kthimi tek investimet në arsimin gjithëpërfshirës do të jetë i ulët pavarësisht se të dhënat tregojnë se ata janë dy deri në  tre herë më të larta për personat me aftësi të kufizuar se sa për ata që nuk janë me aftësi të kufizuara.

Vendet , në veçanti ato me të ardhura të ulëta kanë nevojë që të mbyllin  boshllëqet midis  politikave të arsimit gjithëpërfshirës dhe praktikës. Raporti bën thirrje për një përdorim më strategjik të burimeve ekzistuese, fokus të fortë në  cilësinë e masave të tilla si përmirësimin e arsimimit të mësuesve, dhe udhëheqje të fortë politike në përfshirjen e komunitetit.

Arsimi gjithëpërfshirës është deri tani më me ndikim, me kosto efektive, dhe që është rruga për të ecur përpara. Vetëm kur qeveritë, së bashku me agjencitë kryesore të botës të donatorëve, ta kenë si prioritet këtë çështje me çdo fëmijë, pavarësisht nga aftësia, në mënyrë që të kenë mundësinë për të marrë arsimin që  ata meritojnë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0