“Reforma e keqtrajtimit”

“Reforma e keqtrajtimit”

  Teksa flitet për reforma në arsim shkolla speciale " Luigj Gurakuqi Tiranë "shfaq një tjetër reformë' atë të keqtrajtimit ndaj fëmijëve me a

Loto dhe alkool e më pas dhunë ndaj gruas dhe djalit. Gruaja rrëfen 10 vite tmerr
Mësuesja rreh me rrip nxënësin, ai braktis shkollën
Durrësi, në vend të parë për gratë e dhunuara në 2018-n; shërbimet e pakta

 

Teksa flitet për reforma në arsim shkolla speciale ” Luigj Gurakuqi Tiranë “shfaq një tjetër reformë’ atë të keqtrajtimit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar. Emisioni investigativ “Fiks Fare demaskoi dhe solli skandalin e kësaj shkolle, ku dhuna fizike dhe ajo psikologjike ishin kryefjala e mbrëmjes. Në këtë shkollë vihej re dukshëm keqtrajtimi, ofendimi dhe dënimi i nxënësve me probleme mendore. Një ndër dënimet ishte edhe këndi i veçantë i dënimit, ku sipas psikologes ai kënd ishte thjesht një vend për punë të diferencuar. Vend për punë të diferencuar ??? A mund të diferencohet një fëmijë me nevoja të veçanta? A nuk duhet që këta fëmijë të qëndrojnë së bashku, për tu socializuar me njëri-tjetrin? Mesa duket për psikologen jo.  Eshtë për të ardhur keq që politika e këtyre institucioneve edukuese bazohet në ofendime, keqtrajtime ndaj këtij target grupi, por mbi të gjitha është për të ardhur keq ” që ngrihet dorë ndaj një fëmijë që nuk ka zë”.  Na mbetet ne të ngremë zërin këtyre veprimeve ç’njerëzore duke bërë të mundur që zëri ynë të përçojë në institucionet përgjegjëse.

COMMENTS

WORDPRESS: 0