Reforma Administrative-territoriale, 4 vjet më pas

Reforma Administrative-territoriale, 4 vjet më pas

Emisioni “Pa dorashka” i drejtuar nga Bardha Nergjoni ka trajtuar temën e reformës Administrative-Territoriale, 4 vjet pas zbatimit të saj, për të par

15-vjeçarja që po shkund një shtet të tërë…
Të mbledhur anembanë vendit, të rinjtë vazhdojnë të shtojnë kërkesat, për një arsim cilësor, pa pagesë, me kushte të përshtatshme për ta.
Kam shumë dëshirë të shkoj në shkollë… Rrezikon të humbasë shikimin si dhe të mbetet pa arsim…

Emisioni “Pa dorashka” i drejtuar nga Bardha Nergjoni ka trajtuar temën e reformës Administrative-Territoriale, 4 vjet pas zbatimit të saj, për të parë ndikimet e saj në komunitet si edhe mendimin e qytetarëve.

I ftuar në studio ka qenë Muhamet Aliçka, nën statusin e specialistit të pushtetit vendor me një përvojë të gjatë pune në këtë sektor.

Katër vite janë mjaftueshëm kohë për të parë ecurinë e kësaj reforme jo pak të rëndësishme në Shqipëri si edhe me ndikim të konsiderueshëm në jetën e banorëve të fshatrave.

Sipas të ftuarit në studio, monitorimin e ecurisë së kësaj reforme duhej ta bënin institucione të pavarura pasi statistikat e bëra nga qeverisja vendore kanë pikëpyetjet e veta përsa i përket besueshmërisë. Ka mjaftueshëm institucione që mund të nxjerrin pikat e dobëta dhe të forta të këtij procesi edhe pse si përgjegjësi e ka vetë qeverisja vendore për të parë se cili është reagimi qytetar sepse për këtë arsye është bërë edhe decetralizimi i pushtetit qendror.

Modeli i kësaj reforme  u mor dhe u huazua nga vendet me përvoja pozitive  duke mëshuar te Danimarka, Hungaria etj, ndërsa në kushtet e vendit tonë është pak vështirë të kryhet menjëherë.

Por përtej vështirësive kalimi i ish komunave në një bashki të madhe dhe përqendrimi i funksioneve të tyre në këtë bashki të madhe  ishte një vendim mëse i arsyeshëm dhe efiçent sepse nga të ardhurat e veta komunat mezi mbulonin shpenzimet administrative dhe investimet përsëri kanë qenë në dorë të qeverisjes qendrore.

Edhe tani buxheti që vjen nga qeverisja qendrore është disa herë më i madh se të ardhurat që ka bashkia si njësi e qeverisjes vendore.  Në realitetin e sotëm zonat rurale kanë mbetur mbrapa , jo se kanë qenë më mirë më përpara dhe kjo e mënjanon pak nga përgjegjësia bashkinë e sotme sepse është qeveria që i jep vetëm 1% të GDP-së kombëtare bashkive e cila është më e ulëta në rajon, fatkeqësisht.

Ka shumë taksa për t’u mbledhur me ligj si tatimi mbi të ardhurat ku 20% e tyre duhet t’i marrë qeverisja vendore por nuk i merr dhe qeveria qendrore e jep si GRANT. Shërbimet janë tarifa dhe tarifa duhet mbledhur, siç është tarifa e pastrimit dhe gjelbërimit e cila duhet mbledhur në ato zona ku ofrohet ky shërbim. Edhe situata e ujit të pijshëm kërkon një investim serioz e të mirëmenduar dhe  nuk mund të ndryshojë dhe të arrihet vetëm nga të ardhurat e mbledhura nga qytetarët. Sot, jemi në po të njëjtën gjendje ku në 24 orë kemi vetëm 3 herë në ditë nga 2 orë ujë. Duhet një menaxhim i mirë që të kemi ndryshime pozitive në këtë sektor.

Qeveria qendrore mbulon shpenzimet vetëm për pagat e administratës dhe disa shpenzime të vogla dhe nga ana tjetër kemi shembuj që qeverisja vendore ka financuar nga të ardhurat e veta për kanalet kullues, vaditës, për zjarrfikëset, ndërkohë që ka qenë atribut i qeverisë qendrore.

Mirëpo në të gjithë botën ka një matës i cili përcakton sesa janë shpenzuar për administratën  dhe sa janë shpenzuar për investime dhe ndaj duhen bërë këto matje nga institucione të pavarura politikisht në mënyrë që të kemi besueshmërinë e komunitetit. Sepse në fund të fundit, është komuniteti ai që zgjedh përfaqësuesit e tyre, është komuniteti ai që kërkon llogari për premtimet e bëra në kohë fushatash elektorale.

Nga ana tjetër këmi të zgjedhurit e tyre në Këshillin Bashkiak, në rastin tonë këshilli i Bashkisë Elbasan ka vërtet elementë shumë të mirë e me kulturë çka sjell një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve. Ata duhet ta konsiderojnë veten më shumë si përfaqësues të qytetarëve sesa përfaqësues i një partie politike. Mbledhjet e Këshillit Bashkiak duhet të jenë të hapura dhe komunitetet duhet të marrin pjesë në to sepse është e drejta e tyre.

Në bashkinë Elbasan nuk janë të gjitha Njësitë Administrative të përfaqësuara, kjo ndodh thuajse në shumicën e bashkive në vend dhe duhet të jenë komunitetet ata që të kërkojnë përfaqësuesin e tyre politik në Këshillin Bashkiak.

Ne kemi pyetur edhe disa qytetarë mbi ndikimet që ka pasur kjo reformë mbi përmirësimin ose të jetës së tyre:

  • Njëri prej tyre, shofer autobuzi shprehet se: “Për fshatarësinë nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi, diçka e vogël lëviz. Më mirë ka qenë atëherë sepse ai fond që vinte sado të copëzohej prapë do mbeste diçka për investime. Nëse mungon infrastruktura, nuk ka shërbime, nuk ka punësim, më çfarë do ushqehet fshatari”?!
  • Një qytetar tjetër pranon se është bërë rruga kryesore e zonës ku ai banon dhe disa ndërhyrje e pastrime në kanalizimet e ujërave të vaditjes, asgjë tjetër.
  • Dikush tjetër ngre problemin e vonesave të marrjes së shërbimeve, qytetari shprehet se “Problemi është i pazgjidhshëm sepse do shkosh njëherë në bashki, do pyesësh, pastaj të zgjidhim problemin”.
  • Zonja e pyetur për këtë çështje thotë: “Kur vijmë e pyesim në bashki për hallet e problemet që kemi, këtu s’duan t’ja dinë fare nëse ekziston, edhe në komunë nuk është se na kanë ndihmuar. Të tërë rinia është e papunë, të tërë janë në emigracion, gjynah për ata që mbarojnë shkollën e janë të papunë. Në fshatin tonë nuk ka ujë dhe ky është problem më i madh që ne kemi, i gjithë fshati është pa ujë dhe duhet një shkundje e madhe që të lëvizin këta persona”.
  • link video emisioni i plote
  • https://www.youtube.com/watch?v=GQtGLL0f3-g

COMMENTS

WORDPRESS: 0