Realiteti “Migjerian”. Në errësirë dhe të pangrënë.

Realiteti “Migjerian”. Në errësirë dhe të pangrënë.

Mjerimi është ulur këmbëkryq në familjen Vrioni në Vorë, pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike. “Fiks Fare” sjell pamjet e dy motrave, 4 dhe 10 vjeç, q

Klos: Shkolla 9-vjeçare plotësisht e amortizuar
Shkodër: Kanalet kulluese gati të kthehen në burim sëmundjesh
Historia e Marinës/ Vajza nga Berati që të mahnit me aftësit e saj

Mjerimi është ulur këmbëkryq në familjen Vrioni në Vorë, pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike. “Fiks Fare” sjell pamjet e dy motrave, 4 dhe 10 vjeç, që ushqehen me bukë thatë, pasi nuk kanë asgjë tjetër për drekë.

Realiteti “Migjenian” vjen në ditët e sotme më i trishtë se kurrë. Familjes me 4 anëtarë, prej muajit janar i është ndërprerë ndihma ekonomike, të cilën e merrte prej 4 vitesh. Ndërsa prej 6 muajsh jetojnë në mungesë të energjisë elektrike, pasi nuk arrijnë dot ta paguajnë.

“Me 4.800 lekë arrija të merrja ndonjë kile qumësht për vajzat. Me to i ushqeja. Nuk e hanin bukën thatë. Por në janar ma ndërprenë, më thanë se nuk i plotësoj pikët. Unë nuk e di çfarë pikësh kërkojnë”, shprehet Sabri Vrioni.

Në tavolinë ka vetëm bukë dhe qepë të njoma. Iljana, vajza 10-vjeçare tregon se këto janë ushqimet më të shpeshta që gjen në tavolinë.

“Nuk kam blerë asnjëherë rroba të reja. M’i falin fëmijët e tezeve. Unë kam dëshirë të blej një kostum sportiv për në shkollë. Tuta, bluzë, atlete të reja”, shprehet 10-vjeçarja.

Gazetarët e “Fiks Fare” u interesuan edhe pranë Bashkisë së Vorës.

Inspektorët e ndihmës ekonomike shprehen se e njohin mirë gjendjen e vështirë të familjes Vrioni, por dalja e saj nga skema ka ardhur si pasojë e mosplotësimit të pikëve.

“Sabri Vrioni nuk ka marrë pikët e mjaftueshme. Është në gjendje shumë të vështirë, është skandal. Deri dje i ka pas plotësuar pikët, sot nuk i plotësoi. As vet nuk i dimë këto pikët. Ato i di Ministria, Drejtoria, ato i heqin. Kemi pasur 333 familje që merrnin ndihmë ekonomike, sot janë 150 më pak”, pohon inspektori.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0