Raporti i OSBE / ODIHR për 30 qershorin:Fletët e votimit nuk u prodhuan në gjuhën e Pakicave Kombëtare

Raporti i OSBE / ODIHR për 30 qershorin:Fletët e votimit nuk u prodhuan në gjuhën e Pakicave Kombëtare

Misioni vëzhgues i OSBE / ODHIR, publikoi raportin final për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, por pa dhënë një përkufizim direkt nëse procesi ish

Ushqime të skaduara në tavolinat tona…
Ja kush nuk kualifikohen për legalizim.
“Dritëhije të një Jete” Libri me poezi nga aktori Ilmi Belshaku

Misioni vëzhgues i OSBE / ODHIR, publikoi raportin final për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, por pa dhënë një përkufizim direkt nëse procesi ishte legjitim, nëse shënoi progres apo regres për vendin tonë.

Ligji garanton të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, racës, fesë ose gjuhës. Vëzhguesit e ODIHR raportuan se anëtarët e komunitetit rom janë veçanërisht të prekshëm nga problemet e regjistrimit të votuesve për shkak të mungesës së një adrese të përhershme.

Disa parti të pakicave kombëtare vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje, duke kufizuar zgjedhjen e zbatueshme për votuesit. Sipas vëzhguesëve të  ODIHR ata nuk gjetën  asnjë material zgjedhor të prodhuar nga Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) në gjuhët e pakicave.

Edhe pse për KQZ, publikimi i fletëve të votimit në gjuhën e Pakicave Kombëtare është i detyrueshëm si pasojë e ligjit nr 96/2017 neni 15, pika 4, të këtij ligji.

Kjo risjell edhe njëhër në vëmëndje shtetit Shqiptar që duhet të zbatojë ligjin për Pakicat Kombëtare si një nga çështjet prioritare për bisedimet Shqipëri-Be.

Nga:Brejdon Xhavara

COMMENTS

WORDPRESS: 0