Rama nuk  e la të fliste në inagurimin e teatrit, reagon Robert Ndrenika.

Rama nuk e la të fliste në inagurimin e teatrit, reagon Robert Ndrenika.

I vetmi aktor që qëndroi për 51 minuta përballë Edi Ramës, edhe pse e kishte kundërshtuar projektin e prishjes së Teatrit Kombëtar ekzistues ishte art

Dita Botërore e Librit: Nëse do të bëhesh dikush-i në jetë, lexo”
Plani 5 ditor për të përforcuar lidhjet me fëmijët tuaj
“Inkubatori i Identitetit të të Rinjëve Egjiptianë”

I vetmi aktor që qëndroi për 51 minuta përballë Edi Ramës, edhe pse e kishte kundërshtuar projektin e prishjes së Teatrit Kombëtar ekzistues ishte artisti i madh Robert Ndrenika. Ashtu si aktorët e tjerë Ndrenika nuk ka ndërhyrë gjatë fjalës së kryeministrit dhe as gjatë prezantimit të projektit nga arkitekti danez. Në një moment ai kërkoi fjalën për të thënë diçka mbi atë që deklaroi Rama , por ky  i fundit i sugjeroi që të priste të mbaronte prezantimi i plotë nga arkitekti. Ndrenika pretendoi se nuk ishte lejuar të ndërhynte për të pyetur edhe pse nga kamerat kjo ishte e pamundur të fokusohej për shkak se aktiviteti ishte me regji qëndrore. Ndrenika deklaroi se projekti ishte si një kartolinë e bukur dhe se kundërshtonte kategorikisht faktin se qeveria kishte vendosur ta ndërtonte këtë në partneritet publik privat. Sipas Ndrenikës kryeministri nuk kishte ftuar  asnjë nga kundërshtarët e këtij vendimi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0