Racizmi shpjeguar vajzës sime!

Racizmi shpjeguar vajzës sime!

Të gjithë në vetvete akumulojmë ndjenjat e paragjykimit, bazuar në një situatë të caktuar apo në bazë të një eksperience të hidhur, sikurse akumulojmë

​Përse banorët autoktone të Myzeqesë quhen “lalë”?
Aktori Alfred Trebicka i mëshon përçarjes së artistëve.
“Inkubatori i Identitetit të të Rinjëve Egjiptianë”

Të gjithë në vetvete akumulojmë ndjenjat e paragjykimit, bazuar në një situatë të caktuar apo në bazë të një eksperience të hidhur, sikurse akumulojmë racizmin ndaj një target grupi në bazë të ngjyrës, etnisë apo fesë. Eshtë për të ardhur keq që këto paragjykime apo qoftë edhe racizmin ia transmetojmë fëmijëve tanë. Ndaj një mënyrë efikase për ti “luftuar” këto është ky libër me titull “Racizmi shpjeguar vajzës sime. Ndihmon prindërit dhe fëmijët ti thonë JO Racizmit.

“Një fëmijë është kureshtar. Ai bën shumë pyetje dhe pret përgjigje të sakta dhe bindëse. Nuk bëhen hile me pyetjet e një fëmije. Kur po më shoqëronte në një manifestim kundër një projektligji për emigracionin, vajza ime, dhjetë vjeçe, më pyeti për racizmin. Ne biseduam gjatë. Fëmijët janë në gjendje të të kuptojnë më mirë se kushdo tjetër se njeriu nuk lind racist, por bëhet. Ky libër që përpiqet t’u përgjigjet pyetjeve të vajzës sime, u drejtohet: fëmijëve që nuk kanë ende paragjykime dhe duan të kuptojnë; prindërve, mësuesve, edukatorëve.

Më shumë se dhjetë vjet pas këtij bashkëbisedimi me Merjemen, unë doja t’i këmbëja këto mendime me fëmijët nga gjithë bota, të cilët vazhdoj t’i takoj. Sepse ne së bashku konstatojmë se racizmi jo vetëm nuk është sprapsur, por është bërë i zakonshëm, bile në disa raste është përkeqësuar. Ne përpiqemi të kuptojmë formnat e reja të shfaqjes së tij: rritja e antisemitizmit dhe islamofobisë, diskriminimet, viktima të të cilit janë emigrantët, dhe futja në skenë e `identitetit kombëtar`…”

COMMENTS

WORDPRESS: 0