Qyteti Studenti, në pritje të 5 000 banorëve

Qyteti Studenti i ka të hapura dyert në çdo kohë të vitit. Ka një kapacitet prej 5 000 vetësh, me 26 godina gjithsej. Në të mund të regjistrohe

Ka 22 vjet që shet gazeta dhe stina e verës është e preferuara e tij.
Rosaku i rrallë shumëngjyrësh …
Të rrosh a të mos rrosh? Kjo është çështja e dy bashkëshortëve në Kukës

Rezultate imazhesh për qytet studenti

Qyteti Studenti i ka të hapura dyert në çdo kohë të vitit. Ka një kapacitet prej 5 000 vetësh, me 26 godina gjithsej.

Në të mund të regjistrohesh në çdo kohë të vitit. Në qytetin që nuk fle kurrë banojnë studentë dhe të sapodiplomuar apo njerëz që sapo kanë filluar punë.

Vitin e shkuar ai u popullua nga 5 000 vetë. Numri i të akumoduarve ka njohur vetëm rritje vitet e fundit. Fluksi më i madh i regjistrimeve është në shtator. Por, ka edhe një fluks tjetër në muajt janar-shkurt, pasi studentët që nuk përballojnë dot qirane, ujin e dritat i kthejnë sytë nga Qyteti Studenti.

Një muaj kushton 45 mijë lekë të vjetra, ndërsa një vit i plotë, 450 mijë lekë të vjetra. Në të ka dy psikologë dhe dy sociologë. Këto ditë shikohen punëtorë që po bëjnë punime mirëmbajtjeje.

Gjatë verës, godinat i nënshtrohen punimeve mbështetëse si lyerja, rregullime të dusheve dhe tubacioneve, punime elektrike etj.

Në 1 tetor, në rezidencën studentore universitare numër 1 në Tiranë, gjithçka duhet të jetë gati.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0