Qyteti arab në Bosnje ku vendasit mund të hyjnë vetëm si pastrues…

Qyteti arab në Bosnje ku vendasit mund të hyjnë vetëm si pastrues…

Vendas të zemëruar janë duke protestuar për një qytet në Bosnje të ndërtuar nga investitorët nga Lindja e Mesme. Ky qytet ka gjuhë zyrtare arabisht

Jamal Khashoggi, vrasja që tronditi një aleancë
Rikthehen vezët toksike në Europë
A do të ishe ti i qetë nëse qeveria jote do të kishte të gjithë të dhënat e tua?

Vendas të zemëruar janë duke protestuar për një qytet në Bosnje të ndërtuar nga investitorët nga Lindja e Mesme.

Ky qytet ka gjuhë zyrtare arabishten e ku vendasit mund të hyjnë në të vetëm nëse punojnë si shërbyes. 160 shtëpi janë ndërtuar në një enklavë luksoze afër Tarcin, 5 kilometra larg kryeqytetit të Bosnjës Sarajevë.

Por shumë vendas të zemëruar thonë se e vetmja mënyrë për të hyrë në atë zonë është duke u punësuar si shërbyes apo pastrues.

Shtëpitë që tregtohen vetëm në Kuvajt janë duke u shitur për 150 mijë euro e reklamohen si pasuri në shtetin mysliman Bosnja, siç thonë reklamat e njohur për bukuritë që i ka dhuruar Allahu transmeton InfoKosova.

Kompleksi ka siguri shumë të madhe ka porta e mure shumë të larta. Disa gra qëndrojnë aty gjatë gjithë vitit me fëmijët e tyre e burrat e tyre janë vetëm vizitorë rasti.

Një punëtor i pasurive të patundshme ka thënë për mediet lokale se pronarët e këtyre shtëpive nuk dëshirojnë të përzihen me vendasit.

Ata kanë traditat e veta kur vije puna te veshja, sjellja e lutja dhe nuk dëshirojnë që njerëzit t’i shikojnë

COMMENTS

WORDPRESS: 0