“Qershori i harruar”

“Qershori i harruar”

NGA: Pranvera Berati Dje!  Gumëzhima! Këndi i lojrave plot me zëra fëmijësh. Disa mbanin tollombace në duar e të tjerë  balona. Vraponin e i gëzohe

Përroi i mbushur me aluvione përmbyt 15 familje rome në Gramsh
Studim: 66% e fëmijëve me aftësi të kufizuara jetojnë në familje të varfra dhe nuk marrin shërbimet nga arsimi, shëndetësia, shërbimet sociale
Bëmë nënë, të të ngjaj….

NGA: Pranvera Berati

Dje!  Gumëzhima! Këndi i lojrave plot me zëra fëmijësh. Disa mbanin tollombace në duar e të tjerë  balona. Vraponin e i gëzoheshin natyrës. Një flokë sheqeri, një foto në natyrë, një lule në dorë gëzonin fytyrat e tyre,  zbukuronin  ditën dhe i shtojnin ngjyrat festës së tyre.

Sot!  Këndi i lojrave bosh. Më shumë betonizëm dhe ngjyra gri. Vitrinat plot. Skonto 30-50% për lodrat dhe veshjet e fëmijëve. Prindër me veshje nëpër duar.Veshje “match to match” me prindërit e tyre. Fëmijë, të cilët shohin veshje dhe “ rrudhin” buzët kur i shohin “old fashion”.

Lodra inteligjente. Lodra me sensorë në pjesë të ndryshme të trupit, ku mjafton ti prekësh dhe lëshojnë tinguj  dhe tregojnë histori të ndryshme. Fëmijë , të cilët u gëzohen lodrave inteligjente dhe përbuzin “lodrat primitive”. Fëmijë , të cilët kanë harruar të luajnë në natyrë dhe luajnë në shtëpi on-line. Fëmijë të cilët urrejnë librin dhe dashurojnë you tube-in.

Prindër,  të cilët fëmijëve u falin një mbremje në restorant, një smart në duar dhe pa harruar foton në INSTA për të uruar 1 qershorin.

Teknologjia ka ecur  me hapa galopantë. . Ne e kemi pranuar dhe jemi bërë  “sllevër” të saj . Por vjen një cast kur duhet të mbyllim sytë dhe të kthehemi pas në kohë.

Atëherë kur imagjinata e fëmijëve  krijonte festën.

 

 

 

 

nNNN

COMMENTS

WORDPRESS: 0