Qendrat Shëndetësore pushojnë të dielave, radhë në urgjencën e Pediatrisë

Qendrat Shëndetësore pushojnë të dielave, radhë në urgjencën e Pediatrisë

Ulja e menjëhershme e temperaturave ka rritur numrin e virozave tek fëmijët dhe tek të rriturit. Këtë të diel urgjenca e pediatrisë ishte plot me prin

​Tërhiqet projektligji i “Strehimit Social”, 70 mijë familje edhe një vit pa strehë
Pas 25 vitesh dëbohet familja shqiptare në Gjermani, vajza me lot në sy: 5 policë erdhën natën
22 Tetor Dita Kombëtare e Aktivizmit

Ulja e menjëhershme e temperaturave ka rritur numrin e virozave tek fëmijët dhe tek të rriturit. Këtë të diel urgjenca e pediatrisë ishte plot me prindër që sillnin fëmijët e tyre të prekur nga viroza të ndryshme që qarkullojnë.

Në fundjavë paraqiten të gjithë në urgjencën e pediatrisë, pasi qendrat shëndetësore nuk ofrojnë shërbim mjekësor të dielave. Por kjo situatë është edhe gjatë javës, pasi prindërit kanë më tepër besim tek mjekët e Qendrës Spitalore Universitare, kur në fakt duhet të ndodhë e kundërta.

Për shkak të ngarkesës së madhe, një mjek duhet të përballojë një numër vizitash mbi kapacitetin njerëzor, ndërkohë që pediatri në qendrën shëndetësore të lagjes ndjek në vazhdimësi fëmijën dhe mund të jetë më efikas mjekimi atje.

Por ndonëse ka shumë raste të prekurish, si fëmijë dhe të rritur, dhe mjekët e familjes thonë se është grip, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk konfirmon se janë izoluar raste të gripit në vend. Në ISHP thonë se shpesh mjekët e familjeve ngatërrojnë gripin me virozat, pasi shenjat klinike janë të ngjashme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0