QENDRA SHËNDETËSORE U NDËRTUA POR NUK FUNKSIONON

QENDRA SHËNDETËSORE U NDËRTUA POR NUK FUNKSIONON

Të investosh  vetëm për të bërë shou kjo ndodh vetëm tek ne, ku nga buxheti i shtetit numërohen miliona lekë të investuara në arsim, shëndetësi apo

Shkodër/ Invalidët pa mbështetje…
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center
Largimi i mjekëve në drejtim të gjermanisë…

Të investosh  vetëm për të bërë shou kjo ndodh vetëm tek ne, ku nga buxheti i shtetit numërohen miliona lekë të investuara në arsim,

shëndetësi apo edhe në fusha të tjera me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëvë,por më e shëmtuar është kur këto investime kthehen në të padobishme.

I tillë është rasti i qendrës shëndetësore në lagjen “Xhaferraj” të fshatit Oblikë, pjesë e njësisë administrative Ana e Malit. Edhe pse ka patur një investim të mirë për t’ua ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone, nuk është bërë e mundur asnjëherë të punohet në të.

Sot, pas tre vitesh ndërtesa në afërsi të kësaj lagje është totalisht e braktisur, e rrënuar dhe pa asnjë shpresë për t’u vënë në dispozicion, në mënyrë që banorët e kësaj zone të marrin shërbimin.

Ky është shembulli tipik kur investimet në Shkodër kryhen dhe nuk vihen asnjëherë në funksion. Si ky rast ka me dhjetra në Shkodër, ndërkohë që ata që e vuajnë janë qytetarët.

Ndërkohë, këta të fundit bëjnë apel që kjo qendër shëndetësore të vihet në funksion pasi janë të detyruar të shkojnë në qendra të tjera shëndetësore, në kohë me shi dhe në të ftohtë përgjatë dimrit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0