Punonjësit e sektorit privat dhe shtetëror në shqipëri punojnë në vende pune , jo të sigurta për shëndetin e tyre.

Punonjësit e sektorit privat dhe shtetëror në shqipëri punojnë në vende pune , jo të sigurta për shëndetin e tyre.

Në kushtet e pandemisë, kryefjala është siguria e shëndetit në punë, në mënyrë që të parandalohet rreziku nga  përhapja e Covid-19 Nga një vëzhgim

GJENITË E TEKNOLOGJISË NUK I LEJOJNË FËMIJËT E TYRE QË TË KENË SMARTFONË, JA PSE!
Vdes fëmija 2 muajsh në Fier. Shkak mungesa e energjisë elektrike.
Ti mbijetosh kancerit të gjirit. Historia e mjekes 31-vjeçare

Në kushtet e pandemisë, kryefjala është siguria e shëndetit në punë, në mënyrë që të parandalohet rreziku nga  përhapja e Covid-19

Nga një vëzhgim i panoramës së kushteve të punës, para pandemisë, vihet re se gjatë periudhës janar-dhjetor 2019 , 89.2% e subjekteve të inspektuara, kanë shkelur dispozitat ligjore në lidhje me sigurinë në punë.

Sipas përgjigjes së kërkesës për informacion, nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, rezulton se nga 13 079 inspektime në subjektet private dhe shtetërore , vetëm në 1412 prej tyre nuk janë gjetur shkelje.

Kjo  dëshmon se punonjësit shqipëtarë, përveç faktit që kanë pagat më të ulëta në rajon, punojnë edhe në ambjente pune me rrezikshmëri të lartë pwr shwndetin e tyre.

Sipas dokumentit të vënë në dispozicion,  në shkelje janë gjetur gjithsej 11 665 subjekte.  Prej të cilëve 5 716 ose 49% e tyre janë në shkelje të dispozitave ligjore sipas kodit të punës dhe VKM-ve në zbatim të tij. Kurse 3 849, ose 33% prej tyre shkelin sigurinë e shëndetit në punë.

Pjesa tjetër prej 2 099 e tyre , pra 18% e  subjekteve kanë të bëjnë me dispozitat e tjera të legjislacionit të punës si nxitja e punësimit, punësimi i të huajve dhe sigurimet shoqërore.

Siguria në punë është përgjegjësi e punëdhënësit, i cili duhet të sigurojë ndihmën e parë , mbrojtjen kundër zjarrit dhe evakuimin e punëmarrësve, rreziqet e rënda dhe të menjëhershme, trajnimin e formimin e punëmarrësve e përfaqësuesve të punëmarrësve në përputhje me legjislacionin përkatës, Ligji Nr.10.237 datë 18.02.2010 “PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0