Psikologia Telaku: Nuk do të kishin ndodhur vetëvrasjet nga covid nëse në spitale do të kishte psikologë

Psikologia Telaku: Nuk do të kishin ndodhur vetëvrasjet nga covid nëse në spitale do të kishte psikologë

Në një intervistë për informim.al psikologia e mirënjohur, Lumnie Telaku, tregon për rëndësinë e pranisë së psikologëve në spitalet ku trajtohen pac

Durrës/ Në hapësira publike kërkojnë para për të realizuar videoklipe
Heroi i pastrehë ndihmon viktimat e sulmit në koncert
Ja kush nuk kualifikohen për legalizim.

Lumnie Telaku, psikologe klinike

Në një intervistë për informim.al psikologia e mirënjohur, Lumnie Telaku, tregon për rëndësinë e pranisë së psikologëve në spitalet ku trajtohen pacientët me covid-19.

Sipas Telakut, nëse nuk do të mungonin psikologët në këto spitale dhe do të trajtoheshin do të shmangeshin vetëvrasjet.

Intervista e plotë:

Studimet mbi covid-19 kanë treguar, se sëmundja e rëndon gjendjen psikologjike të disa pacientëve, sa e rëndësishme është prania e psikologëve në spitalet ku trajtohen pacientët me covid-19?

Meqnëse sëmundja ne vetvete rëndon gjendjen fizike të pacientit kjo automatikisht ndikon edhe në gjendjen psikologjike të tyre. Gjë e cila e rëndon shëndetin e pacientit prandaj është shumë e rëndësishme biseda me një psikolog që do të thotë se më shumë se kurrë është e nevojshme prania e psikologëve ne spitalet tona.

Pacientëve që shtrohen në spitalet COVID në Shqipëri, nuk i lejohet të mbajnë telefon me vete. A jeni dakort ju si psikologe klinike me këtë?

Nuk jam dakord të mos ju lejojnë telefonat pacientëve sepse vetë gjendja e tyre psikofizike është e rënduar prandaj ata e kanë të domosdoshme të komunikojnë me familjarët e tyre. Ne psikologët çdo herë ju kemi rekomanduar njerëzve që edhe pa u prekur nga Covid-19 që të ruajnë shëndetin e tyre mendor përmes aktiviteteve të ndryshme dhe me theks të veçantë ruajtja e kontakteve dhe komunikimet e përditshme me anëtarët e familjes dhe rrethit të gjerë familjar. Prandaj pacientët e shtruar në spital e kanë të nevojshëm komunikimin përmes telefonit sepse ata e kanë të domosdoshmë edhe përkrahjen morale në krejt atë që e kalojnë.

Jam shëndosh e mirë, por po ta dija se në spital ishte kjo gjendje s’do kisha ardhur, do kisha dashur të vdisja në shtëpi”, kjo është biseda e fundit që Hasan Mira kishte bërë me fqinjin e tij para se të vetëhidhej nga kati i katërt i “Sanatoriumit”. Ai, vuante nga depresioni dhe kishte nevojë për trajtim anti-depresion. Nëse do ishte kërkuar ndihma e psikologut për ata që janë vetëvrarë a do kishte ndodhur vetëvrasja?

Tani në aspektin fetar thuhet se vdekja është caktim i Zotit dhe ai e ka pasur të shkruar të vdesë, por në qoftëse do të ishte trajtuar me psikolog do të shmangej vetëvrasja. Kjo për arsye se roli i psikologut është që të ndëgjegjësojë klientët që ata të pranojnë atë sprovë që janë duke e kaluar. Pra nëse do të ishte i pranishëm psikologu në momentet e vështira që ai ka kaluar me frikërat e tij, do të shmangej akti që ai ka bërë.

Mjekë psikiatër dhe ata që po kujdesen për të sëmurët me COVID-19, fajësojnë “hypoksinë” dhe “trashjen e gjakut”. E para është një gjendje që shkaktohet nga nivelet e ulëta të oksigjenit në gjak dhe për pasojë edhe në tru, që shkakton ndër të tjera delir të menjëhershëm dhe halucinacione. E dyta po ashtu shkakton probleme në furnizimin e trurit me oksigjen dhe ka të njëjtat pasoja. Cili është komenti juaj? A mund të ketë ndonjë ndryshim në rast se pacientë të tillë trajtohen me psikologë klinicistë?

Në ato momente kur nuk bëhet oksigjenimi i duhur ne tru njerëzit përjetojnë simptoma frike dhe paniku por ato nuk çojnë në veprime deri në vetëvrasje. Prapë, po e përsëris, nëse do të bisedohej shtruar dhe të sqarohej për simptomat dhe vuajtjet që ai i ka kaluar dhe vuajtjet që e presin në të ardhmen ai do të përgatitej psikologjikisht dhe krizat e ardhshme do t’i tejkalonte më me lehtësi dhe nuk do të vinte deri te ajo çfarë ka ndodhur.

Sa jemi të traumatizuar ne si popull për shkak të Covid-19 ? Si mund të menaxhohet stresi, veçanërisht në këtë situatë paniku? Një këshillë?

Edhe ne si gjithë popujt e botës jemi të traumatizuar sepse frikën më të madhe në jetë njeriu e ka nga e panjohura dhe meqenëse ky virus ka shumë të panjohura aq sa po i zë në befasi edhe shkencëtarët më të mëdhenj është shumë normale që të ndjehemi të stresuar pothuajse gjithë kohës. Kjo ka shkaktuar atë që tani njerëzit po thonë, le të na kapë virusi ta heqim qafe, kur realisht nëse i kap e kanë stresin në nivele shumë të larta.

Prandaj me qëllim që ky lloj stresi në vete po shkakton shumë konfuzitet në jetën e qytetarëve këshilla ime do të ishte që ta pranojmë se na duhet për njëfarë kohe të jetojmë nën petkun e nje frike të panjohur, por që në asnjë moment mos të lejojmë që të na mposhtë frika.

E si bëhet kjo? Duke mos i ndërprerë aktivitetet e pëtditshme, rutinat ditore mos t’i ndryshojmë për shkak të frikës. Pra kujdesi duhet të vazhdojë të jetë i madh por paniku të minimizohet.

Edhe në këtë kohë të distancimit fizik, është thelbësore të kërkohet mbështetje sociale dhe lidhje me të tjerët. Eshtë gjithashtu e rëndësishme të dini shenjat e ankthit, sulmeve të panikut, depresionit dhe vetëvrasjes, në mënyrë që t’i identifikoni ato lehtësisht, jo vetëm midis familjes, miqve dhe fqinjëve tuaj, por për veten tuaj.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0