Protestat në Bjellorusi: Qindra të arrestuar që kundërshtojnë dekretin: Taksë për të papunët mbi 6 muaj.

Policia në Bjellorusi ka arrestuar qindra njerëz gjatë protestave kundër të ashtëquajturit "Parazitëve Sociale" tatimi mbi të papunësuarit. Mijër

Në pritje të ndeshjes Shqiperi – Bosnje Hercegovine
Korçë/ Protestë para bashkisë për arsye se dhjetra familje rome janë pa drita
Itali,  Rreth 150 romë në Napoli janë përsëri në rrezik nga dëbimi me forcë dhe të mbetën të pastrehë

Policia në Bjellorusi ka arrestuar qindra njerëz gjatë protestave kundër të ashtëquajturit “Parazitëve Sociale” tatimi mbi të papunësuarit.
Mijëra  persona sfiduan ndalimin për të protestuar në rrugët e Minsk dhe në qytete të tjera.  Protestuesit ishin kundër taksës $ 230 (£ 185)  për të papunët.
Presidenti Alexander Lukashenko këmbëngul se  tatimi nuk do të hiqet.
Demonstruesit u përpoqën të marshojnë në një nga rrugët kryesore në Minsk, por u bllokuan nga policia të cilët filluan arrestimin e tyre, bashkë me gazetarët që mbulonin protestën.

“Ata kanë arrestuar pjesëmarrësit, kanë dhunuar  gratë.
Më parë, policia kontrolloi zyrat e grupit të të drejtave të njeriut Vesna dhe arrestoi rreth 30 aktivistë. Autoritetet kishin burgosur tashmë më shumë se 100 mbështetës të opozitës.
Nga vendi i ngjarjes, Sergey Kozlovsky, gazetar i BBC-së ruse, Minsk u shpreh se i
i gjithë qyteti ishte në një gjendje të jashtëzakonshme – Polici kudo, një numër i madh i kamionëve të policisë, makina e ujit, makina me pajisje për ndërhyrjen kundër barrikada të ngritura nga protestuesit etj.
Aty shikon turma me flamuj të bardhë-kuq-bardhë, të cilat janë simboli i opozitës në Bjellorusi. Turma ishte në numër rreth 1,000-1,500 herë më e madhe.

Para këtij muaji Lukashenko tha se njerëzit të cilët kanë punuar më pak se 183 ditë në vit nuk do të duhet të paguajnë tatimin për këtë vit, dhe u tha atyre që tashmë e kishin paguar  të vitit të kaluar, se do të kompensohen në qoftë se ata do të gjenin një punë.

Z. Lukashenko ka drejtuar Bjellorusin – një vend ku mospajtimi tolerohet pak – që nga viti 1994.
Ai është përshkruar nga disa zyrtarë perëndimorë si “diktatori i fundit në Europë”.
Megjithatë, z.Lukashenko ka kërkuar kohët e fundit të përmirësojë lidhjet me Perëndimin dhe të pakësojë varësinë e vendit nga Rusia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0