“Protesta e Këpucëve” qytetarët kërkesa për të luftuar ‘krizën klimaterike’

“Protesta e Këpucëve” qytetarët kërkesa për të luftuar ‘krizën klimaterike’

“Vepro tani për klimën” ishte slogani i “Protestës së këpucëve” e cila u mbajt mbasditen e sotme në sheshin ‘Skëndërbej’. Në këtë protestë ishin të pr

Mashtrimi me vajin e ullirit, si të dalloni origjinalin nga përzierja industriale
A e di sa shpenzon një familje shqiptare për konsum?
DERISA VDEKJA TË NA NDAJË !!

“Vepro tani për klimën” ishte slogani i “Protestës së këpucëve” e cila u mbajt mbasditen e sotme në sheshin ‘Skëndërbej’. Në këtë protestë ishin të pranishëm qytetarë dhe aktivistë, ku numri i tyre ishte i limituar për shkak të pandemisë në të cilën ndodhemi dhe vendimit të qeverisë për të mos lejuar grumbullime në hapësirat publike.
Protesa ishte një simbol i luftës kundër krizës klimaterike. “Protesta e këpucëve” u zhvillua e tillë, pasi për shakak të kufizimeve të Covid 19, qytetarët nuk kishin mundësi të qëndronin te grumbulluar,në shenjë simbolike, ata lanë këpucët dhe u larguan për të mos shkaktuar trazira.
Aktivistë të Institutit të Politikave Mjedisore gjatë protestës theksuan problematikat kryesore si standartet e emetimeve të gazrave, thatësirën në bujqësi, ngritja e nivelit të deteve, temperatura mesatare, etj. Problematika këto për të cilat duhet të ndërmeren politika dhe vendime serioze në mënyrë që të mos e dëmtojmë më shumë planetin tonë.
Disa prej pankartave ishin: “No Time”, “Our Home is on Fire”, “Climate Justice”…etj.
Qëllimi i kësaj proteste është ndërgjegjësimi i qytetarëve, ku secili prej nesh të njohë problematikat më serioze për klimën dhe të japë kontributin individual për mbrojtur dhe ruajtur atë. Dhe gjithashtu kërkesa që iu drejtohen vendimarrësve që të vënë në fokus njerëzit dhe mjedisin dhe të ndërmarrin hapa të mëdha drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe të sigurtë. Sipas aktivistëve “ Friday for future” do të vazhdojë në forma të ndryshme, në mënyrë që të arrijë te qytetarët, duke i respektuar rregullat anti Covid-19.

COMMENTS

WORDPRESS: 0