Projektligji që u harrua nga ligjëvënësit….

Projektligji që u harrua nga ligjëvënësit….

Një sëre rekomandimesh të avokatit të popullit, vendime të komisioneres për mbrojtjen nga diskriminimi por dhe raportet e shoqërise civile, prej vites

Studimi, një në 4 fëmijë ka provuar alkoolin dhe cigaren…
Ushqimet e shpejta shkaktojnë kancer tek fëmijët
Tërë ditën në celular, konsumuan 46 për qind më shumë internet…

Një sëre rekomandimesh të avokatit të popullit, vendime të komisioneres për mbrojtjen nga diskriminimi por dhe raportet e shoqërise civile, prej vitesh kërkonin ndryshimin e ligjit të strehimit, pasi shtresat e varfëra të shoqërise nuk mund të përfitonin nga ky ligj, madje diskriminoheshin. Të gjithë u ndjenë mirë  kur dëgjuan që Strategjia e Strehimit Social 2016-2020 miratuar në qershor 2016 nga Ministria e Zhvillimit Urban, në një nga pikat e saj parashikonte pikërisht ndryshimin e këtij ligji diskriminues. Ministria ndërmori nismën e ndryshimit të ligjit dhe në shtator 2016 organizoi takime konsultuese me aktorët kryesore në lidhje me projektligjin e strehimit social. Projektligji pas përmirësimeve që pësoi gjatë procesit të konsultimit, i jepte një zgjidhje  shqetësimit të ngritur përgjatë viteve për shtresat në nevojë. Një nga programete këtij projektligji u mundësonte atyre përfitimin e një banese sociale dhe shmangien e jetesës ne kushte c’njerëzore. Gjithashtu, projektligji rregullonte dhe një gabim të ligjit të legalizimit, i cili krijonte mundësinë e dëbimit të familjeve që nuk u legalizohej banesa për shkak të investimeve publike. Raste të tilla kemi parë në Elbasan në ndërtimin e stadiumit ku 16 familje dolën në rrugë dhe përfituan vetëm bonus qeraje, në Tiranë, zona e Selitës ku rreth 40 familje dolën sërisht në rrugë për shkak të unazës së madhe apo dhe në Vlorë ku disa familje përfunduan në rrugë për shkak të ndërtimit të rrugës Transballkanike. Projektligji për herë të parë rregullon rastet e dëbimit duke i shpallur ato të paligjshme dhe detyron institucionet publike që të ofrojnë strehim alternativ për familjet e prekura gjë që përbën një hap pozitiv në respektimin e të drejtave të njeriut dhe detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Pra projektligji paraqet zhvillime pozitive në dy aspekte të rëndësishme:

1) Shtresat në nevojë janë subjekte përfituese nga projektligji.

2) Rregullon marrëdhenien e shtetit dhe familjeve banesat të cilave përjashtohen nga proçesi legalizimit pasi preken nga investimet publike.

Në të gjitha takimet konsultuese ministria Gjermeni u shpreh se ligji i ri do të miratohej brenda vitit 2016, por kjo gjë nuk ndodhi. Projektligji nuk u fut për votim në punimet e kesaj legjislature dhe për rrjedhojë 70,000 të pastrehë duhet të presin mbi një  vit që të jenë subjekte përfituese nga ky ligj i ëndërruar prej tyre. Familjet që mund të dalin në rrugë për shkak se mund të preken nga lejet e ndërtimit që tashmë janë zhbllokuar pasi bashkitë kanë miratuar planet e tyre vendore nuk do të mund të përfitojnë nga mbrojtja ligjore dhe për më shumë se një vit, pasi ligjvënësit tanë nuk e panë të arsyeshme ta kalojnë këtë ligj me proçedurë të përshpejtuar, por menduan se projektligji për Zonat e Mbrojtura që i hap rrugë ndërtimeve në zona turistike (Divjakë) ishte më emergjente për tu miratuar me proçedurë të përshpejtuar sesa ai i strehimit social. Madje një tjetër projektligj për konçesione depozituar po në të njëjtën datë me projektligjin e Strehimit Social kishte më shumë përparësi në axhendën e ligjvënësit pasi u miratua në seancën e fundit plenare të Kuvendit. Fatlum rezultoi edhe projektligji që lidhej me kullën ikonike dhjetra kate që parashikohet të ndërtohet në bulevardin verior të Tiranës, pasi u miratua në seancën plenare të datës 4 Maj 2017 edhe pse ishte depozituar në Kuvend pas projektligjit të Strehimit Social. Në fund ajo çfarë mbetet të  themi është, të shpresojmë që Kryeministri, i cili po kalon një fazë të  turbullt politike të shkëpusë mendjen për një moment nga politika dhe tëgjykojë që ky projektligj që ndihmon mijëra familje të varfëra duhet të miratohet sa më parë me proçedurë të përshpejtuar.

– Shkrim nga Gentian Sejrani

COMMENTS

WORDPRESS: 0