Projektligji për pakicat kombëtare.

Projektligji për pakicat kombëtare.

Pa shtëpi dhe të harruar. Romët e Shkodrës (prej vitesh) kërkojnë ‘një strehë ku të fusin kokën’
Aplikimi online për provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2019
Me kancer në mushkëri , pjek misra për të blerë ilace…

Ende vazhdon diskriminimi?

Komuniteti Rom dhe egjiptian janë klasifikuar si një grup i margjinalizuar për shkak të problematikave jetike që i kanë shoqëruar gjithnjë. Komuniteti egjiptian tashmë është njohur si pakicë kombëtare, ku falë kësaj njohjeje përfiton të drejta në çdo aspekt ku përmendim ndalimin e diskriminimit dhe të drejtën e përfaqësimit. Më 5 tetor 2017 shqyrtohet në parlament projektligji “Për pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë “. Projektligji nuk garanton përfaqësi në nivel lokal të komunitetit rom dhe egjiptian. Mesa duket ky projektligj “bie ndesh” me të drejtat e pakicave kombëtare ku atyre u garantohet përfaqësimi. Përse vallë ndodh kjo?? Ende vazhdon paragjykimi dhe diskriminimi ndaj këtyre dy komunitete?? Duhet theksuar se nr. i të rinjve rom dhe egjiptian të cilët vazhdojnë arsimin e lartë është në rritje dhe afërsisht mbi 100 studentë të komunitetit egjiptian kanë përfunduar arsimin e lartë. E nëse biem dakord se të rinjtë janë e ardhmja, ku ka më mirë sesa këta të rinj të jenë zëri i komunitetit të tyre, por edhe e gjithë shoqërisë duke kontribuar në forcimin e demokracisë në vend.

nga Pranvera Berati

COMMENTS

WORDPRESS: 0