Projektligji i minoriteteve, mes diskutimeve kërkohet debat publik, deputeti: Projektligji ka mungesa

Një rrëfim interesant për kohën e rinisë dhe peripecitë të cilat ndeshte gjatë kësaj pune…
Gramsh/ Alarmi që pritet të vijë nga Holta…
E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “

Projektligji i minoriteteve, mes diskutimeve kërkohet debat publik, deputeti: Projektligji ka mungesa
Ndërkohë që seanca e djeshme mbi projektligjin e minoriteteve, i cili tashmë është votuar në parim në Komisionin e Ligjeve nga të gjitha palët, u ndërpre për shkak të situatës të krijuar në sallën e Kuvendit edhe ditën e sotme, vëmendja që ju kushtua këtij projektligji ka qenë shumë e vogël.
Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ka kërkuar që ky projektligj mos të votohej sot, pasi ishte me mangësi si dhe në shkelje të Kushtetutës e Konventave Kuadër Ndërkombëtar.
“Ligji i pakicave për nga mënyra si është përgatitur nuk është për t’u miratuar sot, pasi është në shkelje të Kushtetutës dhe Konventave Kuadër Ndërkombëtare. Projektligji nuk ka as koherencë dhe as standarde bashkëkohore”, është shprehur Vasili, ndërkohë që ka shtuar se ky projektligj duhet të hidhet për debat publik. Gjithashtu Vasili e ka quajtur këtë projektligj si një provokim ndaj shqiptarëve, pasi po mblidhen pakica.
“Ky është konformizëm servil, shenjë e injorancës shtetërore. Ky është provokim ndaj shqiptarëve, pasi po mblidhen pakica. Duhet ta përpunojmë projektligjin, duhet të ketë debat publik për të pasur një ligj sipas standardeve dhe atë traditë të shtetit shqiptar”, përfundoi kreu i Grupit Parlamentar të LSI- së.
Nga ana tjetër, në vend që të kishte një debat për sa i përket këtij projektligji, debati ka kaluar në nivele politike personale, ku Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës, Ditmir Bushati ka replikuar me Petrit Vasilin duke thënë se qëndrimi i tij për sa i përket këtij projektligji është një qëndrim politik, pasi ku Vasili ishte ministër i Drejtësisë, ishte pro këtij ligji.
“Kur ishte ministër i Drejtësisë kolegu u shpreh në favor të ligjit ku ishte anëtar i kabinetit qeveritar. Nuk kishte asnjë pakënaqësi. Është krejt normale kur njeriu kalon nga njëra anë në anën tjetër të tavolinës të ndryshojë mendim. Katër ministra që sot nuk janë pjesë e kabinetit qeveritar kanë firmosur pro këtij ligji dhe sot vijnë këtu dhe kërkojnë që të luajnë me këtë çështje. Tani na thuhet mos e miratojmë sot, cila është alternativa? 2 vite në qeveri jemi dakord, tak bëjmë daci bau dhe themi po e bëjmë Shqipërinë multi-etnike. Të vish këtu të lexosh broçkulla dhe të lexosh letra letërsie të dalë boje. Të vish dhe të kesh fobi ndaj pakicave”, është shprehur Bushati.
Bushati gjithashtu ka shtuar se projektligji nuk është anti- kushtetues, pasi flet për termin pakicë kombëtare.
“U fol për zona minoritare, nuk ka koncepte të tilla, këto janë koncepte Hoxhiste”, shtoi Bushati, duke thënë se për këtë projektligj është shprehur edhe akademia e shkencave.
Ndërkohë që seanca e djeshme ku pritej të votohej projektligji u shty për shkak të debateve në sallë, projektligji pritet të votohet sot edhe pse gjatë seancës parlamentare debatet për të kanë qenë pothuajse inekzistente.
Edhe pse mund të ketë një votim për projektligjin e minoritetit, ministrat e qeverisë dhe kryeministri Rama i janë drejtuar qytetit të Vlorës, ku do të zhvillohet një mbledhje qeverie. Qeveria dhe kryeministri pritet të qëndrojnë në Vlorë deri nesër në mbrëmje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0