Profil/ Intelektualët e suksesshëm të minoritetit Egjiptian

Profil/ Intelektualët e suksesshëm të minoritetit Egjiptian

  Laçi është profili jonë i radhës për minoritetit Egjiptian, i poziçionuar në Shqipërinë Veriore, aty numërohen qindra familje egjiptiane.Të

E dhimbshme/ Babai i Florenc Beqirajt: Djalit i punoi zemra dhe 4 minuta pas heqjes se pajisjeve nga spitali…
​Përse (s)votuam ???
Qentë e rrugës , faktor rreziku për qytetarët elbasanas

 

Laçi është profili jonë i radhës për minoritetit Egjiptian, i poziçionuar në Shqipërinë Veriore, aty numërohen qindra familje egjiptiane.Të vendosur prej shumë shekujsh, egjiptianët e Laçit mund ti gjesh në të njëjtin vënd pranë atyre lagjeve të ngushta e të gurta.

Nga:Brejdon Xhavara

Familja Lami është një nga familjet e shumta në qytetin e vogël por më shumë histori, ata janë të njohur në qytet për urtësinë dhe mirësinë që kanë, gjithmonë Agimin, të parin e shtëpisë e gjen duke punuar e më pas duke sistemuar kopshtin e tij. Nga martesa e Agimit me Feriden ata lindën 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Fëmija e dytë  e familjes, Eriglisa lindi në 19 Shtator të vitit 1991.

Eh, lindja e saj i ngjan një filmi dramatik, mamija u tha prindërve që ajo nuk merr frymë, ka vdekur dhe e braktisën tek një lavaman, nëna e saj sapo kishte dalur nga salla e lindjes, ende e çoroditur dhe e hutuar ajo nuk kishte kuptuar asgjë, tezja e Eriglisës nuk e besonte se ka ndodhur kjo gjë, dhe e merr në krahë fshehurazi nga mjekët dhe e nxituar niset drejt shtëpisë duke e shtrënguar fort në kraharor, aty Eriglisa dha shënjat e para të jetës, nga ngrohtësia siç tregon dhe tezja e saj ajo mori frymë.

Gëzimi i madh në shtëpi u kthye sërish, si atë ditë kur nëna e saj kuptoi se ishte shtatzanë me një vajzë. Eriglisa ishte fëmija i tretë në familje dhe vështirësitë ekonomike ishin të mëdha “Mamaja ime nuk ka pasur mjaftueshëm ushqim dhe vitamina për rritjen e foshnjes në barkun e saj, ndaj unë linda thuasje e vdekur, dhe sot falë tezës unë jam në jetë” Tregon Eriglisa.

Arsimi

Gjëndja e vështirë ekonomike në qytetin e Laçit ishte e pranishmë në çdo çati, edhe për familjet egjiptiane është disa herë më e vështirë të sigurojnë bukën e ditës, kjo për shkak të trashëgimisë dhe gjendjes ekonomike familjare, Eriglisa u regjistrua në shkollën fillore “Shullaz” ku u dallua për shkathtësinë dhe mënyrën e komunikimit, ajo pyeste për çdo gjë që nuk e kuptonte, edhe për etninë e saj, ajo e kishte kuptuar që ishte ndryshe nga të tjerët por se kujt minoritetet nuk e kishte kuptuar.

Dëshira e saj e madhe në jetë ka qënë të bëhët mësuese, por Eriglisa si një vajzë çapkëne gjithmonë rrëmonte në shtëpi për të luajtur, një ditë tregon Eriglisa “mora tjegullat në çati dhe i thyeja, por gjatë darkës në shtëpi pikonte shiu pasi unë hiqja tjegullat”-tregon Eriglisa për fëmijërinë e saj.

Gjatë vijëmësisë së shkollës së mesme, ajo kishte kuptuar tashmë se i përkiste minoritetit Egjiptian, por ajo nuk e kishte problem pasi ndihej krenare për gjë, ndaj vazhdonte me synimet për të vazhduar sa më lartë edukimin e saj, edhe pse ekonomika familjare nuk e lejonte këtë gjë, “familja ime ishte e varfër, dhe dëshira ime për të mësuar ishte shumë e madhe, unë gjatë shkollimit tim kam marrë nota të larta në dituri dhe biologji, por me vazhdimin e studimeve, si pasion tashmë kam lëndët si filozofi dhe etikë komunikim-shton më tej Eriglisa.

Ajo vazhdoi studimet e larta në Lezhë për shkollën pedagogjike falë punës së nënës së saj që për shumë vite ka punuar në ish-uzinën e “superfosfatit” duke nxjerrë hekur me duart e saj,  Eriglisa po realizonte ëndrrën për tu bërë mësuese, pasi mbaroi për 4 vite shkollën pedagogjike, vijoi edhe 4 vite të tjera në Shkodër në të njejtën fushë që te merrte sa më shumë dije, “shkoja çdo ditë në Lezhë nga Laç pasi nuk kisha mundësi të qëndroja me qira, e njëjta gjë ndodhi edhe në Shkodër, shkoja 3 herë në javë pasi ekonomia e familjes time nuk e përballonte shpenzimet e mia- Tregon Eriglisa.

Pas përfundimit të shkollës, përpjekjes e saj të shumta për të gjetur punë në Laç dhe Lezhë ishin të dështuara, pasi asnjë nuk i jepte mundësi për ta ushtruar talentin e mësuesisë, kam kërkuar punë kudo si mësuese por asnjë përgjigje nuk kam marrë, si mësuese nuk gjeta punë, por një kishë në Laç më ofroi punë si mësuese për fëmijët, aty e kam ushtruar zanatit për 4 vite duke fituar vetëm 5000 mijë lek në muaj.

Pa mundësia për të gjetur punë në qytetin e saj të lindjes, ajo i’u drejtua Tiranës së madhe për të kërkuar mundësi për të jetuar dhe punuar, Eriglisa ishte e humbur në Tiranë, metropol me shumë njërëz dhe nuk dinte ku të kërkonte dhe të shkontë, për mua ishte shumë e vështirë të gjeja punë, duke kërkuar në internet kam gjetur disa praktika që ofroheshin nga Ministria e Mirqenies Sociale, tani Ministria e Shëndetësië dhe Mbrotjes Sociale, aty gjeta praktika si mësuese dhe menjëhërë kam aplikuar si mësuese në shkollën time të fillore në Laç,aty kam praktikuar për herë të parë mësuesinë për klasën e katërt për 6 muaj-Tregon Eriglisa.

Kjo praktikë punë mbaroi pas 6 muajsh dhe aty ndërprehet gjithçka, por me një motivim më të madh, për të nisur një edukim më të lartë, Mastër. Eriglisa filloi masterin pranë Universitetit Europian të Tiranës me bursë sociale si pjesë e minoritetit Egjiptian.

Gjatë studimeve, ajo njohu shumë njerëz që punonin në organizata me veprimtari fëmijët e shtresave të varfëra, pasi u punësua nga Organizata Rromani Baxt Albania, ajo u bë edukatore për fëmijët e minoritetit Rom dhe Egjiptian, çdo ditë për rreth 2 vite. Gjatë festave të fundvitit, ajo gjithmonë kërkonte në bisnese dhe dyqane të ndryshmë dhurata për fëmijët që ti gëzontë sado pak, çdo fundvit për mua ishte kthyer në një sfidë për të kërkuar dhurata për fëmijët, pasi isha shumë e lidhur me ata-Tregon Eriglisa.

Ketë herë ajo i’u drejtua emisionin e “Diela Shqiptare” nën moderimin e Ardit Gjebrea, për të kërkuar dhurata për fëmijët e qendrës duke  treguar vështirësitë e familjeve të tyre, gjatë bisedës time me gazetarët, ata pikasën dhe më shtynë të tregoja historinë e jetës timë, për mua gjithë këto pericepi që kam kaluar në jetë, e kam shumë të vështirë të flas, ata më ftuan të isha në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ku do të merrja dhe dhuratat për fëmijët-Tregon Eriglisa.

Për Eriglisën ky moment ishte tepër i vështirë, pasi të tregosh historinë se si je rritur pranë kamërës në trasmetim direkt për këdo do të ishte e vështirë.

Bashkëshorti dhe mamaja e saj, e nxitën për të shkuar për të treguar se si ajo është rritur.

Ndryshimi në jetën e saj

Në datën 31 Dhjetor 2017, Eriglisa shkoi tek TV Klan për të marrë pjesë tek rubrika “Ka një mesazh për ty”, teksa ishte ulur në poltronin e studios dhe po shpjegonte se si ishte jeta e saj dhe se si kishte arritur që me forcat e nënës së saj të diplomohej dhe të bëhej dikush në jëtë, aty në studio vjen “babagjyshi i vitit të ri”, gjatë rrëfimit tim në studio përpara Z.Ardit erdhi një njeri i mrekullueshëm Z.Rama kryeministër i Shqipërisë, aty u shtanga, kisha shumë emocione dhe nuk e besoja, unë kërkova vetëm 30 lodra-Tregon Eriglisa momentet me emocionuese në jetën e saj.

Kryeministri Rama, kishte dëgjuar prapa kamerave, historinë e saj, të dhimbshme, se si ajo kishte ardhur në jetë, dhe sot ndihmon fëmiëjt që vijne nga familje rome dhe egjiptiane me gjëndjen ekonomike shumë të dobët, duke u përpjekur ti edukojë dhe ti integrojë në sistemet arsimore.

Z.Rama pas historisë së saj vendosi të punësojë Eriglisën si këshilltare e Ministrises Manarstiliu si këshilltare për minoritetit Rom dhe Egjiptian, historia ime, sakrifica e familjes time zoti Rama më shperbleu jo vetëm mua dhe familjen për të gjithë pjestarët e minoritetit-tregon ende sot me një gëzim në fytyrën e saj.

Prej 2 vitesh tashmë e punësuar si këshilltare, Eriglisa ka nisur një udhëtim të gjatë në jetën e saj, si misioni i një mësueseje për të edukuar brezat, edhe ajo tashmë ka një mision, të përmirësojë jetën e pjestarëve të minoritetit Egjiptian dhe Rom-si këshiltare unë konsultohem me stafin e kabinetit për ndryshime në ligje dhe vkm, propozime dhe udhëzime të reja që dalin nisur nga problematikat dhe vështirësitë që hasin minoritetet, unë jam në gatishmëri të plotë për të ndihmuar këdo që ka një nevojë për ta zgjidhur, dhe përpiq të lehtësoj dhe organizatat e ndryshme për komunikimin me Ministrinë dhe zgjidhjet e ndryshme-Tregon këshilltarja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale.

Eriglisa pas eksperiencës së saj në Ministri, tregon që minoriteti Egjiptian është mjaft mirë i adaptuar dhe i integruar në shoqërine shqiptare, edhe pse ka problematika të shumta, ajo mundohet ti japë zgjidhje për të lehtësuar problemet që ata kanë.

Ajo ka një mesazh në mbyllje të këtij profili, ne rrjedhim nga breza që kanë qenë të arsimuar dhe integruar, me pozicione punësh të mira dhe tani jemi në një moment që duhet të kemi një sy ndryshe nga shoqëria, të na pranojnë në shoqëri dhe të vazhdojmë përpara dhe të jemi arsimdashëm, ashtu si unë që u rrita më shumë vështirësi, dua të të jap një mesazh që çelsi i suksesit në jetën time ka qënë dhe mbetet durime dhe vendosshmëria duke kërkuar dhe vepruar për një qëllim të madh në vehtën tonë-Përfundon Eriglisa Lami.

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0