Problemet e vazhdueshme të ujit të pijshëm në njesinë administrative Sukth.

Problemet e vazhdueshme të ujit të pijshëm në njesinë administrative Sukth.

Problemet me ujin në zonën e Sukthit  vazhdojnë ende të jenë të pranishme, edhe pse banorëve iu është premtuar se do të zgjidhet. Edhe pse në këtë zon

11 725 biznese informohen mbi skemën e deklarimit të TVSH-së
Dardha nën dëborë …
RRETHINA, 131 FAMILJE HIQEN NGA NDIHMA EKONOMIKE

Problemet me ujin në zonën e Sukthit  vazhdojnë ende të jenë të pranishme, edhe pse banorëve iu është premtuar se do të zgjidhet. Edhe pse në këtë zonë kalojnë tuba kryesore e ujit që vjen nga Fushë-Kuqe dhe furnizon tërë qarkun e Durrësit, Sukthi ka mungesë të furnizimit me ujë. Gjithmonë kjo zonë ka pasur probleme me ujin e pijshëm, por ka dhe disa lagje që uji vjen 24 orë. Më problematike janë lagjet më në periferi dhe sidomos ato lagje që kanë më pak se 5 vite që janë populluar nga banorët.

Gjatë mujave të fundit e tërë zona nuk ka pasur ujë të pijshëm 24 orë. Kjo ndërprerje e ujit ka ardhur si rezultat i disa problemeve në rrjetin e ujësjellësit dhe autoriteteve përkatëse të cilët nuk kanë marrë masa. Banorët shprehen se nuk kanë pasur mundësi as të mbushin ujë të pijshëm e as të mbushin depozitat. Përgjegjësi i ujësjellësit për zonën e Sukthit nuk ka dhënë asnjë njoftim për banorët.

“ Ne na vjen uji çdo 24 orë ose 12 orë. Por sot ka pasur ditën të vinte uji por nuk ka ardh. Pash në lajme se ka pasur problem me ujin dhe tubacionet në Fushë-Kuqe. Ne u bëmë gati 40 orë pa ujë fare. Të paktën të na thonin. Ku të shkoj unë tani të mbush ujë. Lagja tjetër, ku kalon tubi mes për mes kanë ujë 24 orë. Ne që jemi më larg nuk kemi.”- u shpreh Z.Shehu.

Zona e Sukthit njihet për problematikat e ujit. Tani që po afron dhe sezoni veror ka akoma dhe më shumë mungesa të furnizimit ne ujë. Banorët shprehen se  çdo verë, u ndodh që uji të mos u vjeri fare dhe 40-50 orë. Atyre u duhet të blenë ujë dhe për tu larë e për të gatuar. Ata mendojnë se ky problem do të jetë ekzistent edhe këtë sezonë. Gjithsesi kjo mbetet për tu pare nëse mund të ketë përmirësime të situatës.

 

Marsida Koka

COMMENTS

WORDPRESS: 0