Prindërit i dalin kundër shkollës…rimodelimi i strukturave të klasës…

Prindërit i dalin kundër shkollës…rimodelimi i strukturave të klasës…

Shkolla fillore Asim Vokshi në Prishtinë, ka filluar të rimodelojë strukturën e klasave, që aty të ketë gjithë përfshirje të nxënësve. Madje, është

Elbasan: Banorët të frikësuar, stina e nxehtë shton rrezikun ndaj zjarreve
Roja vullnetar i laboratorit në Pogradec
Biznesi i vogël me TVSH – Çelmeta: Më 1 prill futen në skemë 10 mijë subjekte

Shkolla fillore Asim Vokshi në Prishtinë, ka filluar të rimodelojë strukturën e klasave, që aty të ketë gjithë përfshirje të nxënësve.

Madje, është vendosur që në këto klasë të jenë pjesë edhe fëmijët e komunitetit RAE. Por, ky vendim i drejtoreshës së shkollës, po i pengon prindërve. E këta të fundit kanë edhe ankesa.

Prindërit shqiptarë nuk duan romë në klasat e fëmijëve të tyre

῝Zbatimi i politikave dhe praktikave shkollore që synojnë procese gjithëpërfshirëse është parakusht që mundëson rritjen e përfshirjes dhe parandalimin e braktisjes së shkollës nga fëmijët. Rritja e përfshirjes dhe parandalimi i braktisjes në arsim merr kohë dhe nuk mund të arrihet pa zbatim të plotë të kornizës ligjore῝

Kështu theksohet në Strategjinë Kosovare për përfshirjen e komunitetit Rom Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë, tek fusha e Arsimit.

Këtë thirrje, po tenton ta zbatojë shkolla e mesme e ulët ‘Asim Vokshi’ në Prishtinë. Në këtë shkollë, drejtoria ka vendosur për riformimin e klasave të katërta, me qëllim përfshirjen e nxënësve të komunitetit RAE dhe fëmijëve më nevoja të veçanta në klasa në mënyrë të barabartë.

Ky vendim i drejtorisë së shkollës nuk i ka pëlqyer prindërve të fëmijëve të kësaj klase.

Vetë nxënësit, të cilët në oborr janë me prindërit e tyre thonë se kërkojnë që të bëhen bashkë me shokët e klasës që kanë qenë deri tash.

Duke qenë pjesë të shkollës edhe fëmijë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe fëmijë me nevoja të veçanta, është konsideruar padrejtësi vendosja e tyre ndaras në një klasë.

Sipas drejtoreshës, vendimi nuk është asnjë veprim jo i ligjshëm sepse edhe nga drejtoritë komunale kërkohet zbatim i parimit të gjithpërfshirjes së kategorive të ndryshme në klasa.

E Ministria e Arsimit, në një përgjigje me shkrim për televizionin ka thënë se ky institucion mbetet i përkushtuar në gjithpërfshirjen  nëpër institucionet shkollore.

‘Në bazë të Udhëzimit Administrativ për numrin e nxënësve për klasë, shkolla është institucion që cakton numrin e nxënësve nëpër klasa. Gjithsesi MASHT-i është tejet i angazhuar që të rritet gjithpërfshirja nëpër shkolla, për faktin se ky është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë’

COMMENTS

WORDPRESS: 0