Portali i Universitetit Tiranë prej 1 viti jashtë funksionit: Ja apeli i studentëve

Portali i Universitetit Tiranë prej 1 viti jashtë funksionit: Ja apeli i studentëve

Portali i Universitetit të Tiranës, ka gati një vit që nuk funksionon. Denoncimi ka mbërritur në redaksionë e emisionit BOOM nga disa studentë. Por

Pa strehë dhe të sëmurë. Ja vështirësitë e 34-vjeçares
Situatë alarmante: Në Shamoll Korçë 8 km për të siguruar ujë
Apel për ndihmë: Invalid dhe në varfëri ekstreme

Portali i Universitetit të Tiranës, ka gati një vit që nuk funksionon. Denoncimi ka mbërritur në redaksionë e emisionit BOOM nga disa studentë.

Portali ka dy kategori, atë për studentët dhe për administratën, por asnjëri prej tyre nuk funksionon. Studentët thonë që aty nxirrnin notat, mësonin datat e provimeve, ndërsa tani duhet të rrinë në rradhë në sekretari.

Sekretaritë thonë se tashmë puna është kthyer sërish manuale, me letra, me regjistra, që duhet të presin një nga një studentët, për datat e provimeve, për notat, për provimet e mbartura, listën e notave përfundimtare, etj.

Kryesekretarja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja shprehet se : Sistemi nuk ka funksionuar prej Korrikut të vitit të kaluar. Problemi është bërë prezent midis institucioneve, tonit dhe rektoratit nga ana e tyre . Janë në dijeni. Studentët janë sqaruar të tërë. Është vështirësi për sekretarinë sepse i janë kthyer përsëri gjërave manuale. Përsa i përket zgjidhjes së çështjes ska….

Kryesekretarja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja mes të tjerash thotë se  nuk ka pasur afat. Janë në pritje. Mirë do ishte. Dhe për studentët ka rrethana lehtësuese, sigurisht edhe për sekretaritë mësimore. Sepse studenti s`ka pse vjen troket këtu, të hap unë…Listat e notave printoheshin po aty, etj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0