Policia bashkiake ‘bastis’ Romët në Tiranë, brenda muajit gusht rregjistoren 50 raste

Gjatë muajit Gusht janë regjistruar më shumë se 50 raste ku Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit kanë sekuestruar biçikletat,motorrat deri dhe kar

​​Dita Ndërkombëtare e tokës: Aktivitet sensibilizues në qytetin e Elbasanit.
Përpara zgjedhjeve, Presidenti Putin vendos kontroll në mediat ruse
“Më mirë burg në Itali se i papunë në Shqipëri”, shqiptari çudit mediat italiane

Gjatë muajit Gusht janë regjistruar më shumë se 50 raste ku Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit kanë sekuestruar biçikletat,motorrat deri dhe karrocat e bebeve që banorët e komunitetit Rom i përdorin për të mbledhur mbetje të riciklueshme .

Mësohet se përveç sekuestrimeve të mjeteve, Policia e Rendit ka mbajtur për verifikim banorët që janë kapur në kontienerë(kazana) për 72 orë me akuzën që kanë vjedhur mbetjet që janë pronë e Bashkisë Tiranë.

Znj.Berisha banore e komunitetit Rom në zonën e Siri Kodrës na tregon që i kanë sekuestruar karrocën e fëmijevë të saj pasi e kishin kapur në kontinier duke mbledhur mbetje –Unë isha më fëmijët duke mbledhur kanaçe,bidona për të siguruar ushqim për fëmijët dhe në atë momënt me vjen policia dhe më marrim karrocën dhe mbetjet që kisha mbledhur gjithë ditën,unë nuk kam ku të punoj pasi kam 3 fëmijë të vegjël dhe nuk kam ku ti lej,në çerdhe nuk mi pranojnë fëmijët dhe jam e detyruar të punoj,unë burrin nuk e kam dhe kjo është e vetmja mundësi për mua të ushqehem bashkë më fëmijët e mi.

Kjo situatë po rëndohet përditë për komunitetin Rom i cili ka më shumë se 25 vite që angazhohen në këtë punë duke kolektuar mbetje apo duke tregtuar rroba të dorës së dytë,e njëjta situatë po ndodh edhe në tregun e Selitës ku çdo ditë po i sekustrojnë rrobat e dorës së dytë për shkak të zënies së hapësirës publike.

Banorët e Selitës kanë treguar që në muajin Shtator tregu i tyre do prishet për ti hapur rrugë inaugurimit të unazës së madhe,por nuk dihet ende se çfarë politikash do ndiqen për një treg të ri pasi preken më shumë se 80 tregtarë Rom dhe jo-Rom të cilët prej vitesh sigurojnë të ardhurat e tyre nëpërmjet këtij aktiviteti .Brejdon Xhavara

COMMENTS

WORDPRESS: 0