Përroi i mbushur me aluvione përmbyt 15 familje rome në Gramsh

  15 familje rome që banojnë në periferi të Gramshit, buzë lumit Devoll rrezikohen nga përroi. Sa herë që bien shira në përroin që kalon p

Gramsh: Papunësia, plaga më e madhe sociale
Gramsh, banorët: Infrastruktura, pengesa për shërbimet mjekësore
“Hamë përshesh me ujë”. Ja historia e trishtë e familjes nga Gramshi

 

Rezultate imazhesh për Gramsh.perroi

15 familje rome që banojnë në periferi të Gramshit, buzë lumit Devoll rrezikohen nga përroi. Sa herë që bien shira në përroin që kalon përmes lagjes  derdhen shumë aluvione dhe uji i rrëmbyer përmbyt shtëpitë e tyre. Sipas banorëve përmbytja e fundit ka ndodhur,më 28 korrik të vitit të kaluar. Bllokimi i përroit vjen si pasojë e shtrirjes së tubacioneve të impiantit të ujrave të zeza,që ndodhen pranë shtëpive. Vetë banorët shprehen: – “Është shumë rrezik ! Kur ranë shumë shira,u bllokua ura dhe uji u kthye nga shtëpitë dhe ne i nxorëm të gjitha plaçkat jashtë “ -“15 familje u përmbytën gjatë dimrit dhe kemi ndenjur jashtë . Plaçkat na i mori përroi. Një fëmijë 3 vjeç për pak u mbyt po mos ta kishte parë një banorë që e ndihmoi. Përgjegjësi i shërbimit komunal në bashki Mustafa Zogu , thotë se shqetësimi i banorëve është i drejtë . Sipas tij bashkia ka ndërhyrë në zhbllokimin e përroit nga aluvionet,por po kërkohen fonde për rikonstruksionin e plotë të tij. Mustafa Zogu shprehet: -“ Ne ndërhyjmë here pas here për ta mbajtur në gjendje  për ta kontrolluar situatën. Kur bien shira me intensitet të lartë ne ndërhyjmë, e pastrojmë,  por nuk është zgjidhje përfundimtare ajo  duhet një rikonstruksion. Ura është tepër e vogël duhet ngritur më lart. Është një zonë që mbushet shtrati si pasojë e grumbullimit të aluvioneve që sjell Devolli .” Përroi ka një gjatësi prej 50 m  e për pasojë  disa nga familjet rome janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0