Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.

Miranda Toska, nënë e tre vajzave është përballur këto ditë me një vendim të Përmbarimit që e lë atë dhe vajzat e saj në mëshirë të fatit. 10 vjet më

Elbasan/Zhvillohet Forumi Qytetar për Siguri Publike
Qentë e rrugës , faktor rreziku për qytetarët elbasanas
Elbasan: Përroi i Zaranikës, rrezik për përmbytje

Miranda Toska, nënë e tre vajzave është përballur këto ditë me një vendim të Përmbarimit që e lë atë dhe vajzat e saj në mëshirë të fatit. 10 vjet më parë ajo garantoi për bashkëshortin, por ky i fundit përfundoi në burg, pa mundur të shlyejë këstin e fundit të kredisë. Zyra përmbarimore ka vendosur sekuestrimin konservativ për llogarinë bankare, ku përfiton ndihmën ekonomike, të vetmen pasuri të familjes Toska. Kredia në shumën rreth 55 mijë lekë, e marrë nga vëllai bashkëshortit Olsi Toska ka bërë që përmbarimi të vendosë sekuestrimin e llogarisë. Bashkëshorti i saj ndodhet në burg, pasi vuan dënimin prej 18 vjetësh në ILDP Peqin. Gruaja e ka të pamundur të jetojë dhe ushqejë fëmijët pas sekuestros së llogarisë.

“I kam kontaktuar përmbaruesit dhe i kam kërkuar të heqin sekuestron ndaj ndihmës ekonomike. I kam mundësuar gjithashtu të kontaktojnë me bashkëshortin që është edhe personi që ka marrë këtë kredi. Çfarë kusuri kemi ne që ai nuk e ka shlyer. Me se do ti mbaj fëmijët unë???”.

Sekuestrimi mbi llogarinë e ndihmës ekonomike, sipas ligjit, nuk mund të vendoset pasi bën pjesë në minimumin jetik. Gruaja e gjendur përballë kësaj situate, kur prej 5 muajsh nuk merr ndihmën ekonomike, ka reaguar duke i’u drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit por edhe institucioneve ndërkombëtare që të ndërhyjnë për shkelje të së drejtës së jetës.

“Jetoj me qera dhe nuk mund të paguaj dot asgjë. Rrezikoj të mbetem mes katër rrugëve. Mbijetojmë me ndihmat e nënës sime, të afërmve dhe shoqatave, pasi nuk kemi asnjë mundësi tjetër. Qysh nga dhjetori banka më ka mbyllur llogarinë. Se me çfarë do jetojmë ne askush nuk do t’ja dijë. I lutem shtetit të ndërhyjë pasi fëmijët e mi nuk kanë me se të ushqehen. Ndihma ekonomike është e vetmja e ardhur për ne”.

Mësohet se ky është rasti i parë i referuar ku përmbarimi sekuestron ndihmën ekonomike për shlyerjen e një kredie. Në bazë të kodit të procedurës civile minimumi jetik duhet të garantohet për çdo rast. Por edhe pse Miranda Toska është ankuar  në përmbarim, askush nuk e ka dëgjuar.

Drejtuesi i shoqatës Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome tha se ne i jemi drejtuar me një shkresë ku kërkojmë heqjen e sekuestros. Shkresa i është dërguar zyrës përmbarimore, bankës që ka zbatuar sekuestron dhe për dijeni  Avokatit të Popullit, në pritje të një përgjigjeje pozitive.

Në Bashkinë Elbasan trajtohen me ndihmë ekonomike 6500 deri në 6800 familje. Në nivel qarku, Elbasani ka numrin më të madh të familjeve në Shqipëri që trajtohen me ndihmë ekonomike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0