Përfaqësues të komunitetit egjiptian dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.

Përfaqësues të komunitetit egjiptian dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.

Në kuadër të Aleancës së dhurimit të gjakut disa organizata të komunitetit Egjiptian dhuruan gjak në instuticionin e Komisionerit të Mbrojtjes nga Dis

Elbasan/ Arrestime në Fakultetin e Universitetit :”Aleksandër Xhuvani”.
Ushqimet e shpejta shkaktojnë kancer tek fëmijët
RRETHINA, 131 FAMILJE HIQEN NGA NDIHMA EKONOMIKE

Në kuadër të Aleancës së dhurimit të gjakut disa organizata të komunitetit Egjiptian dhuruan gjak në instuticionin e Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi .

Z.Robert Gajda – Komisioner për Mbrojtjen nga diskriminimi u shpreh se kjo është një nisëm e Presidentit, një nisëm mbi të gjitha humane e cila shërben për fëmijët talasemikë .

Vlera humanitare e kësaj nisme kthehet në një vlerë jashtzakonisht të madhe.

Ervis Çota – Drejtues i Levizja Rinore Egjiptiane & Rome u shpreh se akti i dhurimit të gjakut është një akt tepër human të cilën e gjithë shoqëria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet dh eta bëj pjesë të kulturës së vet për të dhuruar dhe për të ndihmuar ata njerëz që janë në nevojë.

Siç dihet komuniteti Egjiptian është një komunitet i cili vuan nga një jetë socio-ekonomike, gjatë gjithë kohës përballet me sfida nga më të ndryshmet.

Prania jonë sot këtu tregon se pavarësisht problemeve që kemi duam që edhe ne të sensibilizohemi si gjithë të tjerët, të kontribojmë edhe pse realisht kemi mangësira në përfitimin e akseseve në të mira nga shoqëria por edhe nga instuticionet shqiptare.

Z.Çota dha një mesazh për të gjithë anëtarët e komunitetit egjiptian si dhe shoqërisë shqiptare.

Të bëhemi bashkë për një nismë tepër humane dhe shpëton jetë njerëzish.

Z.Robert Gajda shprehu falenderim për të gjithë ata përfaqësues organizatash që ishin të pranishëm në zyrën e komisionit për të dhuruar gjak.

Kjo është një nisëm që do të vazhdojë edhe në qytete të tjera ku urojmë dhe shpresojmë që anëtarët e komuniteteve në zonat ku ato banojnë dhe ata që kanë mundësi shëndetësore të ofrojnë dhe dhurojnë gjak ti bashkohen kësaj nisme. Të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë njerzish.

video link :

COMMENTS

WORDPRESS: 0