Për një zemër të fortë!

  Kjo vlen edhe për zhbllokimin e arterieve dhe shëndetin e mirë të zemrës. Ja disa ushqime që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve. Tërshëra

Valamara …
Prej dy vitesh shkolla 9-vjeçare nuk hap dyert për të mirëpritur nxënësit…
Miratimi i projektvendimit për zgjedhjen e Komisioneritë për Mbrojtjen nga Diskriminimi

zemermerefort

 

Kjo vlen edhe për zhbllokimin e arterieve dhe shëndetin e mirë të zemrës. Ja disa ushqime që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve.

Tërshëra: Studimet e kryera kanë dëshmuar se në qoftë se doni të zvogëloni nivelin e kolesterolit me gati 20%, duhet vetëm të konsumoni 50-100 gramë tërshërë në ditë.

Lëng boronice: Pini 3 gota nga ky lëng çdo javë për të kontribuar në zhbllokimin e arterieve. Ky lëng rrit aftësinë e qelizave për të absorbuar yndyrna dhe për të prodhuar energji.

Shega: Është antioksidant i fuqishëm i cili mund t’ ju ndihmojë në luftën kundër ngushtimit të arterieve.

Hudhër: Hudhra është përdorur që nga kohët e lashta për të trajtuar sëmundje të ndryshme dhe për të parandaluar problemet shëndetësore. Fillimisht, përdorimi i saj ishte për të trajtuar presionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës, por mjekësia pohon se kjo perime është gjithashtu e dobishme në parandalimin e formimit të pllakave të gjakut.

Domate: Studiuesit koreanë gjetën një kompleks të caktuar në domate i cili ndihmon në parandalimin e forcimit të arterieve, atë që quhet lykopen dhe i jep domates ngjyrë. Për më tepër ata zbuluan se gratë me nivele të larta të lykopeneve në gjak janë më pak të predispozuara për të pasur probleme me bllokimin e arterieve.

Spinaq: Është i lartë me acid folik dhe kalium dhe ndihmon në parandalimin e hipertensionit. Ai liron arteriet duke parandaluar kolesterolin e keq i cili është kryesor për sulmet e zemrës. Luteina, e cila është një tjetër komponent i spinaqit vepron si një mbrojtës i mirë kundër bllokimit të arterieve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0