Për çfarë kërkon BE-ja reciprocitet me SHBA-në ?

Parlamenti i BE-së miratoi një rezolutë të enjten ku i drejtohet  Komisionit të  BE-së të marrë masa për rivendosjen përkohësisht të kërkesave për v

Fëmijet dhe interneti: Ja çfarë thonë statistikat për mbrojtjen e kërcënimeve në internet…
Mësuesit ndërtojnë shkollë të re për nxënësit në fshatin e Skraparit
Tokat në bregdet po përpihen nga erozioni…

download

Parlamenti i BE-së miratoi një rezolutë të enjten ku i drejtohet  Komisionit të  BE-së të marrë masa për rivendosjen përkohësisht të kërkesave për viza ndaj qytetarvet  të  Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjerë, të cilët  ende nuk lejojnë qytetarët nga pesë vendet e BE-së-Bullgaria, Kroacia, Qipro, Polonia dhe Rumania të hyjnë pa kërkesë për vizë në vendet e tyre . Parlamenti brenda dy muajve do urdhëroj Komisionin të vendosë  që një vit të mos lejohen qytetarët amerikan të hynë në vendet e BE-së pa kërkesë për vizë. Parlamenti është shprehur  se nuk ka reciprocitet nga SHBA. Komisioni i BE-së ka kontaktuar me SHBA-në dhe e ka njoftuar për mos-reciprociteti në lidhje me pesë vendet që nga prilli i vitit 2014, dhe sipas rregullave të tij, Komisioni duhet të marrë tashmë veprime pas kalimit të 24 muajve që nga njoftimi. Katër vendet e tjera që Komisioni i BE-së ka njoftuar në prill 2014 janë Australia, Brunei, Kanada, dhe Japonia tre prej këtyre katër kanë hequr tashmë kërkesat e vizave, ndërkohë që Kanadaja ka bërë të ditur që do ta heqë në fund të vitit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0