Pensionistja në Durrës me 5 200 lekë të vjetra në treg. Çfarë mund të blejë?

Pensionistja në Durrës me 5 200 lekë të vjetra në treg. Çfarë mund të blejë?

Kuçi është një prej mijëra pensionisteve që ka qyteti i Durrësit. 70-vjeçarja ka dalë në treg të bëjë pazarin dhe të blejë fruta-perime në këto ditë g

Studentët kundër Salvinit: Nuk mund të rrijnë duarkryq duke ditur se gati 200 persona bllokohen me ditë mbi një anije, sikur të ishin kafshë!
FSHATI QË LINDI FISHTËN MBETET PA SHKOLLË
Si kërkohet informacion publik ? Model

Kuçi është një prej mijëra pensionisteve që ka qyteti i Durrësit. 70-vjeçarja ka dalë në treg të bëjë pazarin dhe të blejë fruta-perime në këto ditë gushti. Ajo së bashku me bashkëshortin ka punuar për 40 vjet në stallën e lopëve në Rrashbull. Prej duarve të saj ka pirë qumësht gjithë qyteti i Durrësit.

Puna ka qenë mjaft e vështirë sepse mjelëset e lopëve duhet të zgjoheshin në orën 02:00 të mëngjesit, që qumëshi i freskët të shpërndahej në bulmetore, aty ku e prisinin në radhë qindra të tjerë.

Por pavarësisht punës së saj të lodhshme e mjaft të rëndë e me sakrifica 70-vjeçarja del në treg e numëron qindarkat.

520 lekë të reja, kaq është buxheti i saj dhe me aq lekë duhet të blejë fruta e perime. I numëron qindarkat shpeshherë ndërsa kalon nga një bankinë në tjetrën ku përpiqet të blejë me çmimet më të lira duke mos llogaritur aspak cilësinë.

Thotë se pensioni është 15 mijë lekë në muaj, dhe pasi ka paguar faturat e energjisë, ujit, taksave vendore të pasurisë, për të konsumuar i kanë mbetur fare pak lekë.

“200 lekë i rriti pensionet Edi Rama. Me aq lekë asgjë nuk blehet. Pensionistët janë më të varfër. Fëmiët nga emigracioni nuk u çojnë më lekë,” thotë pensionistrja durrsake.

Ata janë në vështirësi pasi për aq kohë sa fëmijët ishin beqarë u dërgonin lekë prindërve. Më pas krijuan familjet e tyre. U rritën shpenzimet e tyre dhe në shumë raste janë pa punë. Kjo ka bërë që të mos ju dërgojnë as para prindërve të moshuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0