Pensionistit i humbasin 8 vite vjetërsi pune, ja si ia zgjidhin..

Familja Huli në kushte ekstreme: ” Urinë e shuajnë me ujë”
112 vjeçarja apel: Pensioni prej 56 mijë lekë të vjetra s’më mjafton…
Elbasan/Gropa septike rrezikon shëndetin e banorëve të komunitetit rom.

 

Rezultate imazhesh për pensionistet

Edmond Poçari ka 40 vite punë dhe në muajin maj priste të merrte pensionin e plotë. .  Por kjo gjë mbeti vetëm deshirë pasi  të moshuarit i kishte dalë pension i pjesshëm sepse nuk i janë llogaritur 8 vitë punë  nga 1998 deri në 2006.

I dëshpëruar dhe pa rrugëzgjidhje iu drejtua redaksisë së emisionit BOOM

ISSH në Tiranë i ka kërkuar informacion për këto vite Arkivës Qëndrore te ISSH  e cila nuk ia ka vënë në dispozicion listë pagesën e ketyre viteve, me arsyetimin se duhet vetë i moshuari ti tërheqi list pagesat prane Albtelekom, ndërkohe që ky i fundit thotë se i ka dorëzuar  te Arkivi Qendror ISSH.

Edmond Poçari shprehet  se me  librezë pune ai ka 40 vjet punë. Nga 1993 deri në 2006 nuk i janë  gjendur  vitet e punës. I ka kërkuar në Sigurimet Shoqërore dhe i kanë  thënë se i kanë dërguar në Lundër.

Më vjen kjo e arkivit i ISSH dhe këtu thuhet që duhet të plotësoni formularin e pagave. Vete tel Albtelekomi aty me thonë që ato që kemi ti kemi dhënë. Unë dua të marr atë që më takon, as më shumë dhe as më pak- shprehet I indinjuar Z.Poçari

 

Gazetarja bashkë me  Edmond Poçarin shkuan tek Arkivi Qendror i ISSH për të kërkuar 8 vitet e munguara. Specialisti i ketij institucioni  na ka premtuar se për 2 ditë problemi do t’i zgjidhet.

“Fjalë e dhënë, punë e  mbaruar”, 2 ditë më pas zoti Edmond na ka telefonuar përseri për të na njoftuar se 8 vitet e punës i kanë kaluar ISSH.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0