Pensionet: Ja lehtësirat dhe mosha e daljes në pension për burrat dhe gratë

Pensionet: Ja lehtësirat dhe mosha e daljes në pension për burrat dhe gratë

Romët, të palodhurit që na ”mbrojnë” nga dielli
Vlorë: E vetme, pa drita dhe ilaçe. Ja vështirësitë e 70-vjeçares
Ja çfarë do të ndodhë me Maturën Shtetërore

Tashmë , pensionistëve nuk do iu duhet më të dorëzojnë çertifikatat dhe dokumentet e tjera pranë zyrave përkatëse, pasi kjo procedurë do të kryhet direkt nga sistemi. Certifikatat do të tërhiqen nga sistemi nëpërmjet punonjësve të cilët kanë akses mbi të dhënat. Të gjithë qytetarët që plotësojnë moshën dhe periudhat e sigurimit sipas ligjit, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë.  Gjithashtu ,nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë të cilët janë mbi 8-vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55-vjeçe dhe kanë 30vjet periudhë sigurimi. Pensioni mujor I pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport I periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar, bazuar në moshë dhe vite sigurimi , shumëzuar me pensionin social. Kjo shtesë do të jetë 1% për vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, por theksohet se shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pensioni i reduktuar i  pleqërisë

Të gjithë ata që kanë periudha sigurimi ,kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension. Gjithashtu , nga kjo kategori pensioni përfitojnë ata persona që nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës,etj.  Kz pension llogaritet duke zbritur nga pensioni I pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i nr. të muajve të përfitimit të pensionit ,para mbushjes së moshës, me koeficient mujor të reduktimit që është 0.6%.

Pensioni për nënat me shumë fëmijë

Pensionin e plotë të pleqërisë e përfitojnë nënat mbi 55vjeçe që kanë lindur 6ose më shumë fëmijë, që janë mbi 8vjeç, të cilat kanë një periudhë sigurimi prej 30 vitesh e janë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0