Pelikani kaçurrel, Xhoni Malko

Pelikani kaçurrel, Xhoni Malko

Xhoni Malko, ky është emri i pelikanit  kaçurrel në zonën e Karavastas në Divjakë. Ai është vetëm njëri prej 200 specieve të tilla që jetojnë në ishul

Shkodër: Kanalet kulluese gati të kthehen në burim sëmundjesh
Arsimi ynë është themeli i asaj që jemi.
Flamingot rikthehen në shtëpi pas 21 vitesh shtegtim

Xhoni Malko, ky është emri i pelikanit  kaçurrel në zonën e Karavastas në Divjakë. Ai është vetëm njëri prej 200 specieve të tilla që jetojnë në ishullin e pelikanëve në ujërat e kënetës. Xhoni ka dhe një histori shumë interesante. 7 muaj më parë ndërsa fluturonte në fshatin Roskovec ka rënë në ambjentet e një banesë dhe duket sikur ika fitur zemrat banorëve me gjithë bukurinë e tij. Për të u interesuan të gjthë përfaqësuesit e parkut kombëtar të Divjakës dhe specialistët e tij kontaktuan menjëherë me familjen në të cilën u gjend pelikani. Për shkak të kushteve jo të duhura duket se dhe gjëndja e tij nuk ishte e mire. Njërin krahë Xhoni e kishte të dëmtuar dhe nuk kanë mundur tia shpëtojnë dhe për këtë shkak ai nuk fluturon . Tani ai është zhvendosur në mjediset e godinës së drejtorisë së parkut midis pishave dhe ajrit të pastër  të Karavastës , por historia nuk përfundon këtu. Specialistët që kujdesën për të e pagëzuan me emrin Xhon Malko në respekt të punonjësit që u morë me të në fillim, Shkëlqim Malko. Në hapësirën përballë godinës së drejtorisë së parkut duket se Xhon ka gjetur ekuilibrin e tij dhe në kaq është shëndërruar edhe në një atraksion të vërtet turistik. Ja çfarë thotë vetë Shkëlqimi për pelikanin : Kam ndjerë dhe ndjesinë si kujdestar për çdo gjë që mban zona jonë laguna, jemi kujdesur për to se janë specie e rrallë në këtë zonë.  Xhonin e ushqejmë çdo ditë dhe tani ka filluar të na njohi të gjithë. Ajo që të befason në këtë histori është se në Kravasta, një fshat afër kënetës jeton dhe një djalë i ri me emrin Xhon Malko i cili ndjehet i kënaqur që një pelican i rrallë mban emrin e tij të vërtet. Laguna e Karavastasë është e mirënjohur për kolonin e species së pelikanit dalmat , specie e konsideruar në zhdukje. Prania e këtij shpendi eshtë dhe një nga  arsyet kryesore që laguna e Karavastasë  është konsideruar si zonë e rëndësishme  ndërkombëtare. Veç pelikanit në këtë zonë ka edhe specie të tjera në rrezik si : karabullaku i vogël, rosa kokëbardhë, shqiponja me njolla dhe falkoi i hirtë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0