Pa strehë dhe të sëmurë. Ja vështirësitë e 34-vjeçares

Pa strehë dhe të sëmurë. Ja vështirësitë e 34-vjeçares

Problemet financiare dhe papunësia ia kanë vështirësuar më shumë jetën një nëne 34-vjeçare, e cila duhet të sigurojë bukën e gojës, por edhe të përbal

Situatë alarmante: Në Shamoll Korçë 8 km për të siguruar ujë
Belësh Elbasan/Banorët bileta e autobusit e shtrenjtë
INSTAT/ 1 në 2 gra shqiptare ka përjetuar një lloj dhune në jetë

Problemet financiare dhe papunësia ia kanë vështirësuar më shumë jetën një nëne 34-vjeçare, e cila duhet të sigurojë bukën e gojës, por edhe të përballet edhe me djalin e sëmurë.

Zamira Çengeli, është banore e Kukësit në lagjen tre të qytetit dhe bashkë me bashkëshortin dhe djalin 1 vjecar është strehuar në një shtëpi me qira. Por kjo shtëpi ndodhet në kushte të mjerueshme. Në një dhomë me lagështirë pa orendi shtëpiake, Zamira jeton pa asnjë të ardhur.

Nisur nga kushtet mjaft të rënda ekonomike, familja e Zamirës është e përjashtuar edhe nga skema e ndihmës ekonomike dhe ndaj bën apel për ndihmë.

“Jetoj me qira në një shtëpi të vjetër, me shumë lagështira. Fëmija im po mbaron nga kushtet shumë të vështira. Kam ardhur nga spitali dhe nuk kam të ha bukë. As ilaçet e fëmijës nuk kam se me çfarë t’i ble. I kanë hequr ndihmën ekonomike burrit”, thotë Zamira.

I ftohti dhe bora e ditëve të fundit e ka gjunjëzuar edhe më shumë këtë familje, pasi vështirësitë janë të mëdha. Fqinjët e kanë ndihmuar disa herë me ushqime, por kjo familje ka nevojë për një shtëpi të vërtetë, ndërsa Zamira për një vend pune.

COMMENTS

WORDPRESS: 0