“Objekti 85”( ish-objektet e ushtrisë) në Gramsh po kthehet në një lagje të re në qytetin e Gramshit.

Prej disa vitesh “Objekti 85” në Gramsh po kthehet në një lagje të re në qytetin e Gramshit. Banorë të pastrehë, apo të ardhur nga zona përreth po

Përroi i mbushur me aluvione përmbyt 15 familje rome në Gramsh
Kuota ditore e ushqimit e ulët në spitalet e bashkive
Gramsh, banorët: Infrastruktura, pengesa për shërbimet mjekësore

Image result for GRAMSH.ISH OBJEKTE

Prej disa vitesh “Objekti 85” në Gramsh po kthehet në një lagje të re në qytetin e Gramshit. Banorë të pastrehë, apo të ardhur nga zona përreth po i shfrytëzojnë ish-objektet e ushtrisë për shtëpi banimi dhe biznese. Duke qenë asete të Bashkisë Gramsh herë pas here Këshilli Bashkiak ka dhënë leje për shfrytëzimin e këtyre objekteve nga banorët. Sipas specialistes Dhurata Cimo bashkia ka dhënë deri më tani 30 kontrata, ku nga këto 3 janë për bizneset dhe 27 për banesa. Tashmë pritet që me një tjetër vendim Këshilli Bashkiak të miratojë nga kontrata me qera për privatizimin e tyre nga banorët. “Objekti 85” në qytetin e Gramshit dikur ka qenë Uzinë Ushtarake, aty prodhoheshin bateri për reaparte të ndërlidhjes së Ushtrisë si dhe pajisje të tjera në këtë sector. Deri në vitin 1991 kjo Uzinë Ushtarake ka qenë ndër të vetmet në vendin tonë. Pas vitit 1991 këtu kanë mbetur vetëm disa uzina bosh dhe objekte të tjera që janë adoptuar për shtëpi banimi dhe biznese nga banorët vendas dhe ato të ardhur nga zonat rurale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0