Objektet rrezikojnë të shëmben, ndërkohë që nga ana e institucioneve nuk u është ofruar asnjë zgjidhje.

Objektet rrezikojnë të shëmben, ndërkohë që nga ana e institucioneve nuk u është ofruar asnjë zgjidhje.

Rreth 40 familje të cilat jetojnë në zonën e Selitës, Tiranë janë njoftuar verbalisht nga përfaqesues i një subjekti privat, se në zonën ku jetojnë do

Problemet e vazhdueshme të ujit të pijshëm në njesinë administrative Sukth.
Rritet numri i mesuesve ndihmës për nxënës me aftësi të veçanta…
Gazetari i njohur: 51 arsyet pse u largova nga Shqipëria

Rreth 40 familje të cilat jetojnë në zonën e Selitës, Tiranë janë njoftuar verbalisht nga përfaqesues i një subjekti privat, se në zonën ku jetojnë do të kryhen investime me partneritet privat-publik.

Familjet posedojnë objekte paleje, të përfshira në proces legalizimi që në vitin 2005. Familjet janë të shqetësuara lidhur me këtë njoftim, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk janë pajisur me dokumente pronësie për objektet e banimit që posedojnë, si pasojë e mosveprimit të ALUIZNI-t për të përmbyllur, brenda afateve ligjore, procesin e legalizimit.

Objektet rrezikojnë të shëmben, ndërkohë që nga ana e institucioneve nuk u është ofruar asnjë zgjidhje.

Situata të tilla në realitetin tonë janë të zakonshme. Një Qëndër Ligjore ka nisur përpjekjet së bashku me familjet për adresimin e problematikës, nëpërmjet takimeve, dërgimit të kërkesave, ankesave në institucionet përgjegjëse si ALUIZNI, Bashkia Tiranë, etj., duke kërkuar zgjidhje dhe trajtimin e duhur lidhur me të drejtat e tyre që lidhen me strehimin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0