“ Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur!”, shprehet me lot në sy …

“ Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur!”, shprehet me lot në sy …

Në zonën e Tufinës jeton e vetme nëna 94-vjeçarja Hasime Veizi, të cilës si të mos mjaftonin problemet e moshës dhe vetmia, prej 2 muajsh i është ndër

68 vjeçari i cili edhe pse jeton në kushte të papërshtatshme, sjell vetëm pastërti në lagje.
Kosovë, taksa 100% jep efekte pozitive te produktet vendase
Policia që duam arreston djalin Egjyptian tek sa punonte për kafshatën e bukës.

Në zonën e Tufinës jeton e vetme nëna 94-vjeçarja Hasime Veizi, të cilës si të mos mjaftonin problemet e moshës dhe vetmia, prej 2 muajsh i është ndërprerë energji elektrike.

“Nuk kam dëgjuar e nuk kam parë që një plakë të qëndrojë 3-4 muaj pa drita dhe të bjerë nga krevati.
“ Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur!”, shprehet  me lot në sy e moshuara.

Djali i saj, tregon se pas vdekjes së  vëllait që jetonte me nënë Hasimen, i ka paguar ai faturat e energjisë elektrike, por kontrata me OSHEE-në është në emër të një tjetër vëllai, që jeton jashtë Shqipërisë.

“Ku është e drejta e njeriut?

Që të jetojë edhe kjo plakë si gjithë të tjerët!

z. Bilbili djali i nënë Hasimes bën thirrje që të  shikohet kjo gjendje dhe jo të sorrollatet  për t’i lidhur një dritë nënës së tij”, 

Falë ndërhyrjes së emisionit “Stop” Drejtori i Divizionit Tregtar OSHEE, Elton Sevrani u shpreh se ky është një rast i veçantë për rregulloren e këtij institucioni, pasi detyrimi duhet të shlyhet nga vetë mbajtësi i kontratës, pra djali i nënë Hasimes që ndodhet në SHBA.

“Por duke qënë se kemi të bëjmë me një situatë specifike, kur nëna e tyre ndodhet në kushtet që duhet të ketë furnizim me energji elektrike.

Ne kemi pranuar këtë kërkesë të zotërisë për të qenë ai likujduesi i këtij detyrimi“.

Ditën tjetër, punonjësit e OSHEE-së i rilidhën energjinë elektrike 94-vjeçares, Hasime.

COMMENTS

WORDPRESS: 0