«Nuk ke të krahasuar me asnjë dashuri», doktor Tritan Kalo emocionon të gjithë me poezinë për vajzën e tij autike

«Nuk ke të krahasuar me asnjë dashuri», doktor Tritan Kalo emocionon të gjithë me poezinë për vajzën e tij autike

«Nuk ke të krahasuar me asnjë dashuri», doktor Tritan Kalo emocionon të gjithë me poezinë për vajzën e tij autike Mjeku i njohur Tritan Kalo, n

Elbasan/ Gjendet arma që u qëllua për vdekje Emiljano Ramazani, arrestohen dy persona
Shkodër: Kanalet kulluese gati të kthehen në burim sëmundjesh
Raporti i OSBE / ODIHR për 30 qershorin:Fletët e votimit nuk u prodhuan në gjuhën e Pakicave Kombëtare

Rezultate imazhesh për frymezim

«Nuk ke të krahasuar me asnjë dashuri», doktor Tritan Kalo emocionon të gjithë me poezinë për vajzën e tij autike

Mjeku i njohur Tritan Kalo, ndan shpesh me ndjekësit e tij në rrjete sociale të rejat e fundit nga fusha e shëndetit, por në postimin e djeshëm ai ka zgjedhur të zhveshë bluzën e bardhë të doktorit dhe të emocionojë të gjithë me fjalët e ndjera të një babai. Vajza e tij Juna ka festuar datëlindjen e 20-të dhe zoti Kalo i ka dedikuar disa vargje tejet prekëse ku rrëfen se e vogla e tij është autike, por për të ajo është një dhuratë speciale, një befasi, një mund, një sfidë. Postimi i plotë vijon si më poshtë :
‘’ 20 vjet që na fal vetëm e vetëm DASHURI e LUMTURI….Sot më 7 Gusht 2018, vajza jonë e vogël mbush plot 20 vjeç…20 vite që na kanë ofruar ne si prindër si dhe të dy motrave gëzimin e pranisë së saj në jetët tona, edhe pse jo rradhë ditët e këtyre viteve kanë qenë ta ngarkuara me shqetsimet e rritjes dhe maturimit të saj….Festofsh e qeshur si kurdoherë edhe ditëlindjen e 120-të , TI e mira, e bukura, e ëmbla, e mënçura, gëzim dhe energji-sjedhësja e ditëve tona: GENTA JUNA KALO!!!

Pjesëz nga një poezi kushtuar bijës sime Genta Juna Kalo:

“I love you daddy”
Është fraza që më shpesh thotë,
Në telefon vajza ime më vogël,
Natyra desh që ajo në këtë botë,
Të vinte mes nesh diç më e plogët….

Çapkënja, e bukura, e veçanta bija ime,
Jetës sonë ritmin krejt ajo ja ndryshoj,
I shtoj asaj jo pak lodhje e preokupime,
Veç kurrë asaj lumturinë nuk ja lëndoj….

Fëmija autik është një dhuratë speciale,
E ardhur nga Perëndia për krijuesit e saj,
Është një befasi, një mund, një sfidë reale,
Një betejë për të thyer heshtjen e gjatë.

Dashurija pa masë që një fëmijë autik,
U dhuron bujarisht prindërve të saj,
Nuk ka të krahasuar me asnjë dashuri,
Përveç se me përjetësinë që vetë dashuria bart.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0