Njohja e diplomave dhe e çertifikatave, firmosen kriteret e reja . Dokumentet për lëshimin e vërtetimit të njësimit…

Njohja e diplomave dhe e çertifikatave, firmosen kriteret e reja . Dokumentet për lëshimin e vërtetimit të njësimit…

Janë përcaktuar disa ndryshime në proçedurat dhe kriteret për njohjen dhe njësimin  të diplomave e çertifikatave në Shqipëri. Të lëshuara nga insti

Belsh/ Krijohen liqene të reja, banorët kanë frikën e shtëpive…
Produktet bujqësore në tregje pa asnjë kontroll
Të jesh i papunë apo të punosh për tu shfrytëzuar?

Janë përcaktuar disa ndryshime në proçedurat dhe kriteret për njohjen dhe njësimin  të diplomave e çertifikatave në Shqipëri.

Të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë dhe institucioneve të tjera të autorizuara jashtë vendit.

Sipas ndryshimeve në udhëzim në rast të mangësive në dokumentacion, aplikantit i kërkohet plotësimi i dokumentacionit me anë të postës elektronike.

Brënda 15 ditëve nga momenti i depozitimit të aplikimit në Qendrën e Shërbimeve Arsimore(QSHA).

Në rast të mos depozitimit të plotësimeve brënda 4 javëve aplikantit i kërkohet plotësime për herë të dytë me shkresë zyrtare.

Aplikanti duhet të bëj aplikimi nga fillimi. Për njohjen dhe njésimin e çertifikatave dhe diplomave të lëshuara në përfundim të programeve të studimit.

I cili i përket nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Europiane dhe Shqiptare të Kualifikimeve.

Aplikanti ka të drejtë të bëj edhe ankimim me shkrim. Vërtetim i njohjes dhe i njësimit:

1-Lëshohet nga QSHA ku nënshkruhet nga titullari dhe Kryetari i Komisionit të Njohjes, në dy kopje origjinale ku njëra i bashkëlidhet proçesverbalit përktës.

2-Përmban minimalisht elemebtët e mëposhtëm:

– Emrin e mbiemrin e kandidatit

– Institucionin e huaj të arsimit të lartë që ka lëshuar diplomën

– Shtetin përkatës – Emërtimin e plotë të programit të studimit

– Kohëzgjatja e programit të studimit

– Data e përfundimit të studimeve

– Njësimin e diplomës/çertifikatës në Republikën e Shqipërisë

– Formulimi grafik i vërtetimitt të njohjes dhe të njësimit, përcaktohet nga strukturat përkatëse.

COMMENTS

WORDPRESS: 0